Identifikohet autori i vrasjes te Astiri, viktima e njihte. Policia i shkon në banesë

AKTUALITET


Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit në Tiranë. Autori i dyshuar që është shpallur në kërkim ka inicialet N.D. Burimet thanë se autori i dyshuar është një person i njohur në rrethin shoqëror të viktimës. Për këtë arsye, policia ka sekuestruar aparatin celular të Tafçiut për të zbardhur më shumë detaje nga komunikimet e fundit që ai ka pasur.

Ndërkohë policia ka ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit por nuk e ka gjetur atë në shtëpi.

Gjatë mbrëmjes së të hënës Vilson (Tafçiu) Noka 28 vjeç u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas burimeve ai u thirr nga një person ende i paidentifikuar dhe kur doli jashtë është qëlluar me 3 plumba pistolete.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një pistoletë TT që nuk dihet ende nëse i përket autorit apo viktimës. Ka sekuestruar edhe një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët. Deri më tani mendohet se kanë qenë dy persona, njëri që e ka nxjerr në pritë dhe tjetri që e ka qëlluar me psitoletë në rrugicën e errët anash lokalit.

Po kështu policia ka sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi ngjarja por edhe të lokaleve të tjera përreth zonës, si dhe ka marrë dëshminë e vajzave që ishin në tavolinë ne 28 vjeçarin si dhe të persona të tjere që ishin në lokal. Tafçiu ka pasur një të shkuar kriminale dhe dyshohet se është i përfshirë në disa trafiqeve e të drogës ndaj edhe është deportuar nga Franca.



Skip to toolbar