Idhulli i Zuckenberg, Perandori i Romës, që studioi në Apoloni

AKTUALITET


Gjithkush në jetë ka një model apo shembull që e ndjek. Nga njerëzit e thjeshtë, tek ata që ndryshojnë botën, nuk përjashtohen nga fakti se kanë një “idhull”, të cilin duan ta imitojnë deri në detaje. I tillë është dhe rasti i një prej njerëzve më të pasur në planet, babait të Facebook, Marck Zuckenberg. Dikush do të mendonte se Zuckenberg frymëzohet nga njerëz të teknologjisë dhe shkencës, që mund të frymëzojnë atë në inovacionin e tij për shpikjen e rrjeteve sociale. Por në fakt gabohemi. Mark Zuckenberg frymëzohet nga Perandori i parë i Perandorisë së lashtë Romake, Çezar Augusti, apo i njohur dhe si “Octavian”.

Së fundi ka nisur një debat në rrjetet sociale, nëse Mark Zuckenberg është duke imituar Augustin edhe në modelin e flokëve. Në fakt, në një krahasim të modelit të flokëve të Zuckenberg dhe statujave të Augustit, ka një ngjashmëri të madhe mes të dyve. Vetë babai i Facebook nuk e ka mohuar kurrë se idhulli i tij është Octavian Augusuti, Perandori që përjetoi një nga ngjarjet më të mëdha të njerëzimit, ardhjen e Jezusit në jetë gjatë kohës që ai drejtonte Perandorinë Romake, që i kishte kufijtë e saj deri në Lindjen e Mesme. Për shkak të asaj që në histori njihet si “Paqja Romake” (Pax Roman), Zuckenberg është shprehur se frymëzohet nga kjo arritje e Augustit që i siguroi Romës gati dy shekuj paqe dhe zgjerim të territoreve.

“Unë mendoj se në historinë e Romës ka figura pozitive, negative ose komplekse. Augusti mendoj se është një nga më interesantët. Ai siguroi dy shekuj paqeje”, tha Zuckenberg në një intervsitë, ndërsa shtoi se pushimet e muajit të mjaltit i kishte kaluar në Romë. Madje, sipas bosit të Facebook, gruaja e kishte kritikuar se në pushime nuk ishin vetëm ata të dy, por edhe Augusti.

“Gruaja më kritikoi, duke më thënë se në muajin e mjaltit ishim tre: unë, ajo dhe Augusti. Pothuajse të gjitha fotot që bëra janë të statujave të Augustit”, është shprehur Zuckenberg. Octavian Augusti u birësua nga Jul Çezari, udhëheqësi i Romës në mesin e shek. I para lindjes së Krishtit. Më pas, në vitin 27 para Krishtit, Augusti mori drejtimin e Romës, pasi u arsimua në trojet Ilire, Apoloni, duke u bërë njeriu më i pushtetshëm i kohës që zgjeroi kufijtë e Romës në tre kontinente.



Skip to toolbar