“Ik o kokrra legenit …”/ Deputeti i PD për sherrin Noka-Alibeaj: E turpshme!

Më të fundit


Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e cilësoi një skenë të shëmtuar përplasjen në Kuvend mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës.

Në një lidhje me edicionin e lajmeve të orës 19:00 në Abc, Çollaku tha se është për të ardhur keq që po ndodhin këto gjëra brenda PD-së, ku përplasjet tashmë kanë mbërritur deri në parlament.


Ai tha se e gjithë kjo vjen për shkak të frymës dhe interesave personale që kanë disa persona brenda PD-së.

Konomi: Situata në PD nga seanca në seancë po degradon në sherre personale?

Çollaku: Unë jam ndier jashtëzakonisht keq për atë skenë. Nuk do doja të isha në një seancë të tillë ku demokratët sulmojnë njëri-tjetrin. Nuk kam çfarë t’i shtoj kësaj historie. Më erdhi keq të shihja një PD ku përplasen me njëri-tjetrin dhe në krahun tjetër shihje socialistët në sallë që talleshin. A ka mundësi të gjejmë një gjuhë të përbashkët? Unë mendoj se e kemi detyrim për gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Kemi bërë dhe tentativa ku e fundi ishte zgjedhja e një kandidati të përbashkët, por dështuam, pasi dominuan interesat politike. Ajo që prishi marrëveshjen ishte fjalia: Hajde njihni statutin tim. Sa i përket këtyre skenave janë degraduese më vjen keq që marr pjesë në një seancë të tillë, më duket si një formë për të shpallur armik njëri-tjetrin.

Xhokaxhi: Zoti Çollaku deri tani në një farë mënyrë problemet tuaja i keni mbajtur jashtë sallës së parlamentit, si është e mundur që nuk mund ta shmangni të gjithë këtë?

Çollaku: Këtë po u them, duhet të ishte shmangur, është detyrimi ynë që kjo të shmanget, një PD e ndarë nuk mund të vijë në pushtet dhe duhet shumë pak për t’i thirrur arsyes, por unë nuk shoh vullnet për të tejkaluar momentet politike. Ne kemi një situatë ndarëse në PD prej një viti ku pati dhe përplasje në selinë e PD, mjerisht kjo përplasje erdhi dhe në parlament, kjo ndikon kudo pastaj, kjo është një dështim. Mjafton vullneti i mirë për të shkuar drejt zgjidhjeve të arsyeshme. Me një PD të ndarë ka pushteti ka qenë gjithmonë e më larg




Skip to toolbar