Ilaria, në vrasje dhe prindërit e të dashurit? Filipinezi telefonoi miqtë e vajzës pas krimit për t’i pyetur

AKTUALITET


Policia Italiane ka gjetur këtë të enjte thikën me të cilën dyshohet se është vrarë studentja Shqiptare, 22 vjecarja Ilaria Sula në Romë nga  ish I dashuri I saj shtetasi Filipinez Mark Samson.

Grupi hetues gjeti thikën në shtëpinë e filipinezit dhe disa njolla gjaku atje përgjatë kontrollit të mjekësisë ligjore .

 Mediat Italiane kanë raportuar të tjera detaje tronditëse mbi këtë ngjarje. Pasi futi trupin e pajetë të 22 vjeçares në një valixhe dhe e hodhi atë në një zone të pyllëzuar rreth 40 kilometra larg romës, ish I dashuri i Ilarias 23 vjecari Filipinez I kishte shkruar shoqërisë së saj për ta pyetur për të dhe për të pyetur se ku ndodhet ajo.

Prindërit e 23 vjeçarit filipinez mund të akuzohet për bashkëpunëtor në krim sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, pasi në momentin kur I riu vrau 22 vjecarn shqiptare ato ndodheshin në Shtëpi. Deri më tani ndaj tyre nuk është ngritur një akuzë zyrtare.

Në dëshminë e tij për autoritetet Filipienzi Mark Samson ish I dashuri I studentes Shqiptare ka rrefyer se I vjen keq per ate cfare beri ndersa nuk ka pranuar te jap motivet.   Polica thote se behet fjale per nje krim pasioni. Trupi i pajetë i studentes shqiptare u gjet paraditen e së mërkurës dhe ishte vetë autori që e kishte orientuar policinë drejt vendit ku e kishte hedhur trupin.  Ilaria Sula dhe Mark Samson kishin qene te lidhur per nje vit por ishin ndare.  . Të dy ata studionin në të njëjtin universitet atë të La Sapienzas në Romë, Ilaria në degën e statistikës ndërsa ish i dashuri I saj filipinas në arkitekturë. 

Qindra studente  u mblodhen ne Universitetin la Sapienza te Romes per te vendosur lule ne nder te studentes shqiptare ndersa miqte e kujtuan ate te perlotur.



Skip to toolbar