Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi reagoi nga drejtoria e policisë lidhur me arrestimin e kreut të partisë ku bën pjesë, Ilir Metës.
Unë nuk jam në dijeni të asnjë lloj mase, por dua të konfirmoj që këto akuza të fabrikuara nga kallëzues të rremë, të dënuar nga të gjitha gjykatat.
Ju e patë se si sot media e inceneratorëve siguroi edhe videon eksluzive, kemi të bëjmë me një akt terrorist.
Të menduar sipas një skenari me regji, ku horrat e Dumdumanit dhe të narkopolicisë rrethojnë ish presidentin, dhe një horr tjetër e filmon atë” -u shpreh Blushi.