Banka Qendrore Europianeështëpërballë një vendimi të vështirë për rritjen ose jo të normës bazë të interesit në mbledhjen që do të mbahet të enjten. Rritja e kostove të huamarrjes për herë të dhjetë radhazi po shihet si një nga vendimet më të ndërlikuara për vendet e bllokut.
Norma bazë e interesit është rritur tashmë në 4.25% në përpjekje për të luftuar inflacionin e lartë në vendet e eurozonës. Perspektiva për vendet e eurozonës duket e zymtëveçanërisht për shkak të njëperformance të dobët të ekonomisë më të madhe, asaj të Gjermanisë që u zhyt në recesion gjatë dimrit të kaluar e tani është nëstanjacion për shkak edhe të ngadalësimit të prodhimit.
Këto statistika aspak optimiste po vënë në pikëpyetje ndërhyrjen e radhës së Bankës Qendrore Europiane, ndërsa inflacioni në gusht rezultoi në 5.3%, shumë mbi objektivin e saj prej 2%. Shqetësimet e zyrtarëve janë se inflacioni mund të vijojë të qëndrojëi lartë dhe në vijim për shkak tërrijes së pagave në shumë vende të Eurozonës.
Shumë analistë shprehen se nisur nga këto të dhëna, Banka Qendrore Europiane mund të ndalojë të paktën në mbledhjen e radhës rritjen e normës bazë të interesit. Të tjerë shprehen ndërkohë se nëse zbatohet skenari tjetër dhe norma e interesit rritet sërish, me shumë gjasë mund të jetë edhe rritja përfundimtare e këtij cikli shtrëngues të politikës monetare që Banka Qendrore Europiane ka ndjekur prej shumë muajsh.
Ndërkohë që Ekonomitë e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të regjistrojnë një ecuri ekonomike më të ngadalësuar sesa është pritur për shkak të inflacionit të lartë, ka thënë Komisioni Evropian në parashikimin e publikuar të hënën.
Fillimisht Komisioni ka parashikuar rritje të ekonomisë së bllokut për 1 për qind më 2023, por situata aktuale tregon për rritje 0.8 për qind.
Parashikimi për vitin 2024 është ulur në 1.4 për qind nga 1.7 për qind sa ka qenë fillimisht.