Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

Më të fundit


BE cakton afatin, Shqipëria të mbyllë negociatat brenda vitit 2027. Komsionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos zbuloi para Parlamentit Europian, Paketën e Zgjerimit, me udhërrëfyesin e posaccëm që i cakton Shqipërisë fundin e dhjetorit 2027 si afatin për të mbyllur negociatat me BE.

Vlerësimi i Kos për Shqipërinë në përgjithësi ishte pozitiv, duke theksuar se Tirana Zyrtare ka punuar mirë me progresin në reformat kyçe.

Megjithatë BE i ka lënë detyrat Shqipërisë, për të avancuar me fushat kryesore, të zbatimit të ligjit, lirisë së medias ndërsa ka kërkuar që prioritet të jetë dhe mbrojtja e mjedisit.

“Mali i Zi, vendi që ka mundësi të bëhet anëtar i 28-të. Nga anëtarësimi i Kroacisë, mund të mbyllim negociatat me Malin e Zi. Mund t’i mbyllim brenda këtij viti. Traktati i anëtarësimit është në proces. Kjo thuhet në udhërrëfyes.

Është e mundur të anëtarësohet në vitin 2028. Shqipëria po ecën mirë me reformat, progres po bëhet me reformat kyçe, u arrit kalimi i IBAR-it. Kanë kaluar 4 kapituj, do të duhet të shohim progres, duhet të mbyllë negociatat në fund të vitit 2027″, theksoi ajo.



Skip to toolbar