Inteligjenca Artificiale dhe Mjekësia/ Neurokirurgu: Mjekët në Lozanë kanë arritur të ‘ngrenë në këmbë’ pacientët e paralizuar

Më të fundit


Neurokirurgu Artur Xhumari u shpreh për ‘ Real Story’ se teknologjia ka arritur të japi një kontribut të rëndësishëm në mjekësi.

Neurokirurgu u ndal tek Neuralink e cila lidh zonën e trurit të majtë me atë të djathtë duke kapërcyer dëmtimin.

Xhumari u shpreh se një ekip mjekësh në Lozanë kanë arritur të bëjnë përparime për personat e paralizuar.

”Neuralink lidh një zonë truri majtas me një djathtas ku në tru ka ndodhur një dëm. Ne nuk e dimë si mund të ngjisësh arteriet venat, por kur ke një dëshirë e gjen dhe një rrugë. Ai e ka një ide, do e arrijë. Një ekip në Lozanë që mundohen të lidhin impulsin e trurit me këmbët dhe kanë arritur në 3-4 veta të cilët kanë qenë të paralizuar, t’i edukojnë që impulset e trurit me një sensor në kokë dhe në kolonë komunikojnë dhe lëviz këmba. Edukimi është puna e madhe që ai impulsi në këmbë të përkthehet në punë të vlefshme.

Sistemi inteligjent mëson të përkthej këto që i jep këmba. Është akoma studimore, por më vonë do jetë më mirë. Musk ka përmendur syrin ku receptorin e ke në rregull, por truri nuk e përcjell nuk e përpunon. Ai thotë të përdorim një sistem AI që të bëjë këtë.

Ajo që ekziston është njerëz që kanë të dëmtuar nervin e dëgjimit, nervi koklear dhe janë prej kohës implantet trunkale. Receptorë jashtë, një mikrofon që përcjell zërin dhe këto pika korente ja dërgon trurit. Dhe më pas duke edukuar pacientin ai nis të dëgjoj, madje të flasësh në telefon. Është jo aq shumë Neuralinkn, po është përmirësimi i teknologjisë, më pas është dhe aftësia e doktorit që ta dërgojë në vendin e duhur.”



Skip to toolbar