Java e fundit e fazës në grupe të Champions League, prodhoi rezultate surprizë, duke lënë jashtë ekipe pretendente të këtij kompeticioni. Në Grupin H, Ajax, që sezonin e kaluar surprizoi duke shkuar deri në gjysmëfinale, e mbylli aventurën në Champions këtë sezon, pasi u eleminua në fazën në grupe.
Holandezët u mundën 1-0 nga Valencia, me spanjollët që kaluan grupin në vendin e parë me 11 pikë, ndërsa në vendin e dytë ishte Chelsea që mundi 2-1 Lille dhe kaloi si ekipi i dytë në grup me po 11 pikë. Ndërsa Ajax u rendit në vendin me 11 pikë, duke vijuar aventurën në Europa League.
Leipzig dhe Lyon janë dy ekipet e tjera që vijojnë aventurën në Champions Leage. Të dyja ekipet u përballën mes tyre në sfidën e fundit në Grupin G, teksa e mbyllën në barazim 2-2. Kështu, Leipzig u kualifikua si vendi i parë në grup me 11 pikë, ndërsa Lyon me 8 pikë kaloi si vendi i dytë.
Ndërkohë, Benfika u rendit i treti në grup duke vijuar aventurën në Europa League. Jashtë Champions League mbeti dhe Iner, që u mund nga Barcelona me rezultatin 2-1.
Ndonëse në këtë sfidë Barcelona luajti pa yjet kryesor të ekipit, pasi kishte siguruar kualifikimin, Interi nuk ia doli të përballonte katalanasit që dominuan lojën. Kështu, Barcelona u kualifikua si e para në Grupin F me 14 pikë, ndërsa Dortmund si ekipi i vendit të dytë më 10 pikë. Interi do të vijojë aventurën në Europa League.