Shorti i Champions/ Juve me fat, Real, Bayern e Liverpool në “finale” të parakohshme

Skuadrat që kaluan fazën në grupe të Champions League mësuan të hënën përballjet që do të kenë në fazën e 1/16-ve.

Shorti rezervoi “finale” të parakohshme. Dy nga pretendentët e këtij kompetcioni, Real Madrid dhe Manchester City do të përballen mes tyre në këtë fazë, ku një nga ekipet është i detyruar të largohet.

Ndërkohë, përballje tjetër e madhe është ajo mes Chelsea dhe Bayern Munich, ndërsa kampionët në fuqi të Champions League, Liverpool do të përballen me Atltico Madrid. Dortmund do të ketë përallë Paris Saint-Germain, ndërsa Juventus luan kundër  Lyon.

Short favorit edhe për Atalantën e Berat Gjimshtitit, që do të përballet me Valencian, ndërsa Ttotenham, që sezonin e kaluar shkoi në finale, do të ketë kundër Leipzig.

Napoli dhe Barcelona do të diskutojnë mes tyre një biletë për në turin tjetër të Champions League.

Inter e Ajax ikin nga Champions. Kualifikohet Chelsea, Barcelona e Dortmund

Java e fundit e fazës në grupe të Champions League, prodhoi rezultate surprizë, duke lënë jashtë ekipe pretendente të këtij kompeticioni. Në Grupin H, Ajax, që sezonin e kaluar surprizoi duke shkuar deri në gjysmëfinale, e mbylli aventurën në Champions këtë sezon, pasi u eleminua në fazën në grupe.

Holandezët u mundën 1-0 nga Valencia, me spanjollët që kaluan grupin në vendin e parë me 11 pikë, ndërsa në vendin e dytë ishte Chelsea që mundi 2-1 Lille dhe kaloi si ekipi i dytë në grup me po 11 pikë. Ndërsa Ajax u rendit në vendin me 11 pikë, duke vijuar aventurën në Europa League.

Leipzig dhe Lyon janë dy ekipet e tjera që vijojnë aventurën në Champions Leage. Të dyja ekipet u përballën mes tyre në sfidën e fundit në Grupin G, teksa e mbyllën në barazim 2-2. Kështu, Leipzig u kualifikua si vendi i parë në grup me 11 pikë, ndërsa Lyon me 8 pikë kaloi si vendi i dytë.

Ndërkohë, Benfika u rendit i treti në grup duke vijuar aventurën në Europa League. Jashtë Champions League mbeti dhe Iner, që u mund nga Barcelona me rezultatin 2-1.

Ndonëse në këtë sfidë Barcelona luajti pa yjet kryesor të ekipit, pasi kishte siguruar kualifikimin, Interi nuk ia doli të përballonte katalanasit që dominuan lojën. Kështu, Barcelona u kualifikua si e para në Grupin F me 14 pikë, ndërsa Dortmund si ekipi i vendit të dytë më 10 pikë. Interi do të vijojë aventurën në Europa League.

Champions-volejboll, Partizani thyen kampionet e Bosnjes

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra, shkroi historinë mbrëmjen e të mërkurës. Në pallatin e sportit “Feti Borova”, vajzat e kuqe, mundën 3-1 skuadrën Jedintsvo Brcje, takim i vlefshëm për turin eliminator të Champions League. Skuadra e drejtuar nga turku Nejat Sançak bëri paraqitje të shkëlqyer duke triumfuar ndaj kundërshtareve boshnjake.

Në fakt, fitorja erdhi me përmbysje, pasi skuadra e Partizanit e nisi keq duke u mundur në setin e parë me rezultatin 25-15 nga ekipi mik. Më pas, vajzat e kuqe, triumfuan në setin e dytë me rezultatin 25-22.  Në dy setet e tjera, ekipi i Partizanit arriti të fitonte me rezultatin 25-20 (në setin e tretë dhe të katërt), duke arritur një rezultat të shkëlqyer në takimin e parë.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Bosnjë. Ekipi i Partizanit të femrave është pothuajse i ndryshuar, në krahasim me atë të disa muajve më parë që u shpall Kampione e Shqipërisë. Kujtojmë se skuadra kundërshtare e ekipit të femrave të Partizanit, është kampione e Bosnjes për sezonin e shkuar.

Skip to toolbar