Inter “shpëton” derbin/ Reijnders “gënjen” Milan, zikaltërit barazojnë 1-1 në shtesë

Më të fundit


Nuk kishte fitues në derbin e Milanos.

Milan dhe Inter u ndanë në barazimin 1-1, ndërsa rezultati u vendos në mënyrë dramatike vetëm në kohën shtesë.

Milan kaloi në epërsi me Reijnders në limitet e pjesës së parë.

Goli I mesfushorit holandez ndezi festën e tifozëve kuqezi, ndërsa mbajti gjallë shpresat e tyre për një tjetër fitore në këtë sezon nda rivalëve të përjetshëm deri në fundin e kohës së rregullt.

Por të gjitha këto u rrëzuan në minutën e tretë shtesë, kur DeVrij shënoi golin e barazimit dhe atë që vulosi derbin e tretë sezonal, pas atij në fazën e parë dhe atij në finalen e Superkupës.

Me këtë barazim, Inter mbetet në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Milan vazhdon të shohë larg objektivin për një vend në Champions.



Skip to toolbar