SpaceX ka nisur në hapësirë me raketën e saj Falcon 9 që përmban plot 60 satelitë, të cilët do të mundësojnë një internet super të shpejtë në Tokë.
Satelitët e parë, të njohur me emrin ‘Starlink’, peshojnë 227 kg secili dhe do të lëshohen sapo të arrijnë lartësinë e duhur. Miliarderi dhe drejtuesi i SpaceX, Elon Musk synon të kap tregun e internetit të shpejtë në hapësirë, i cilësuar edhe si interneti i së ardhmes.
“Starlink” do të bëhet funksional dhe do të aktivizohet pasi 800 satelitë të jenë dërguar në hapësirë.