Intervista e ambasadorit italian në Tiranë, Marco Alberti për gazetarin Sokol Balla në emisionin Real Story
Sokol Balla: z.Ambasador, ne në gjuhën tonë themi lajmi i mirë nuk përbën lajm, lajmi i keq përbën lajm. Po këtë radhë dua të flasim për një lajm të mirë. Mbledhje historike mes dy qeverive, të Italisë dhe Shqipërisë. Italia ka zhvilluar në të shkuarën takime dypalëshe, ku ka patur shqiptarë si me qeverinë e Kosovës, të Malit të Zi, apo të Maqedonisë së Veriut, ama kjo është hera e parë që organizohet një mbledhje e përbashkët jo thjesht me një qeveri të një vendi ku nuk ka shqiptarë, por me një qeveri të një vendi themelues të BE, sic eshte Republika e Italisë.
Marco Alberti: Unë mendoj se domethënia e këtij takimi të nivelit të lartë, është pikërisht fakti se të gjitha rrugët të cojnë dhe nisin nga Roma. Ne kemi një marrëdhënie strategjike dhe krahas elementit historik ne mendojmë se nëpërmjet këtij takimi mund ta transformojmë këtë miqësi në rezultate konkrete, në një miqësi edhe më të thellë. Përkrah pranisë së dy kryeministrave, ne pamë edhe praninë e 10 ministrave shqiptarë dhe puna e vërtetë fillon pikërisht tani.
Sokol Balla: Sigurisht që do flasim për këtë, por të flasim fillimisht pak për atmosferën, unë kam qenë në vizita zyrtare të kryeministrave shqiptarë edhe më herët. Në 2003 me të ndjerin, z.Nano më pas me z. Berisha në 2005, Rama e ka bërë shpesh rrugën e Romës, por kjo ishte hera e parë që unë shkoja në një vizitë zyrtare me të dhe ajo që më bëri përshtypje, ndryshe nga vizitat e tjera, ku ti shikon që është protokolli ai që vendos rregullat, kësaj radhe m’u duk sikur protokolli iu përshtat atmosferës mes dy delegacioneve. Dhe kjo falë presidentes Meloni dhe palës italiane, unë aty ndjeva për herë të parë që shqiptarët u trajtuan si të barabartë dhe kjo ishte fantastike.
Marco Alberti: Sigurisht, unë mendoj që atmosfera ndikon mjaft në arritjen e rezultateve dhe ky takim i nivelit të lartë, duhet të mbizotërohej nga një atmosferë bashkëpunuese, dhe besoj se kjo ka ndodhur sepse ne kemi një marrëdhënie të ngushtë mes dy kryeministrave tanë, sigurisht që ka patur edhe një sintoni, jo vetëm mes dy kryeministrave por edhe mes ministrave të qeverive tona. Dhe kjo sintoni besoj rrjedh nga fakti se ekziston dëshira dhe vullneti që gjithcka të transformohet në dicka konkrete dhe pjesë e këtyre rezultateve janë përftuar dhe janë arritur, por sigurisht kemi ende aspekte që duhet të përmirësohen dhe puna jonë do të ndalet pikërisht në faktin që duhet të cojmë përpara marrëveshjet propozimet duke i përmirësuar ato. Unë mendoj se rruga është hapur tashmë dhe jam i bindur se do të japë edhe rezultate pozitive. Bukuria e ‘Villa Dora Pantilla’ sigurisht që ka ndihmuar edhe në këtë.
Sokol Balla: Besoj që unë jam adhurues i Italisë si shumica absolute e shqiptarëve. Roma është qyteti ynë I preferuar kur udhëtojmë jashtë, ajo vilë ishte simbolikë edhe për një arsye tjetër, më bëri përshtypje emri i ndërtesës, që quhej Il Casino del Buon Respiro, dhe kjo besoj u ndje në gjithë atë atmosferë që nuk u prish dot as nga pyetjet provocative të gazetarëve shqiptarë dhe ata italinë. Sic e thatë edhe ju puna e vështirë nis tani, në konkretizimin e atyre dhjetëra marrëveshjeve që u nënshkruan. Ta nisin nga këto marrëveshje, shumica prej tyre kishin në fokus një sektor shumë të rëndësishëm që lidhen me mbrojtjen, emergjencat civile, pjesë ku Italia ka kontribuar gjatë viteve të funidit.
Marco Alberti: Para së gjithash ajo cka është e bukur është që bashkëpunimi edhe në sektorë strategjikë, ku Italia nuk ka qenë shumë e pranishme, dhe unë mendoj se kemi një përhapje një prani të gjerë të Italisë në Shqipëri dhe këtë e ndjej e perceptoj. Synimi i këtij takimi të lartë, ka qenë edhe fakti që Italia të jetë e pranishme edhe në sektorë të tjerë, së pari në atë të mbrojtjes dhe procesi I integrimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë, në BE procesi I zgjerimit apo ribashkimit, sikundër thuhet, është një process që në qendër të të cilit është dialogu jo vetëm I një tregu të përbashkët, por edhe mbrojtja, siguria, qëndrueshmëria e një zone sikurse është ajo e Ballkanit Perëndimor. Pra, siguria dhe qëndrueshmëria, stabiliteti janë vlera që ne duhet t’I theksojmë dhe t’i japim rëndësinë e duhur. Besoj se një joint venture mes KAYO dhe FinCantieri do të shërbejë për të modernizuar kantierin e Pashalimanit dhe për të shpënë në këtë kantier edhe njohuritë e reja por edhe për të krijuar vende të reja pune. Pastja ka edhe marrëveshje të tjera sikundër, është ajo e emergjencave civile sepse në Itali, ashtusikurse në Shqipëri, ministria përgjegjëse, është ajo e Mbrojtjes. Pra, do të kemi mundësinë për të krijuar dicka që nuk është apo për të përmirësuar një strukturë që ekziston. Është e rëndësishme që gjithashtu të thellojmë bashkëpunimin edhe në sektorë kyc sikurse është ai i mbrojtjes dhe të dy kryeminsitrat kanë dhënë këtë mundësi që të eksplorojmë më tej këto fusha të paeksploruara deri më tani.
Sokol Balla: Në intervistën time në Romë, kryeministri Rama tha se ky kantier itali shqiptare do të krijojë një investim që mund të shkojë deri në 400 milionë euro që mund të jetë një thërrmi buke në Itali, por përbën gati 3-4-5 % të GDP kombëtare të Shqipërisë. Ju keni misionin që këtë sinergji pozitive që u krijua javën e kaluar në Romë, ta ktheni në rezultate konkrete. Pra, a ka një plan konkret se kur ky projekt do nisë të realizohet dhe kur do fillojë të japë produktet e para, anijet e para, krijimin e vendeve të punës dhe më shumë para në buxhetin e shtetit.
Marco Alberti: Po flasim për sektorë që do zhvillohen në afat të mesëm dhe të gjatë kohor. Italia zë një vend të parë, jo vetëm në shkëmbimin tregtar, do thoja që pjesa teknike ka përfunduar dhe besoj se brenda vitit të shkuar besoj do fillojmë me impelmentimin e projektit. Megjithatë fuqia forca politike dhe vullneti politik jo vetëm i kryeministrave, por edhe i ministrave do të bëjnë të mundur edhe në praninë e rezultateve konkrete. Nuk mund të them me siguri për datën e saktë, por besoj se dy kryeministrat i trajtojnë këto fusha si dimensione të reja që karakterizojnë marrëdhëniet tona dhe unë mendoj që katër vitet e ardhshme mund të prekim rezultate konkrete
Sokol Balla: Një marrëveshje shumë konkrete është ajo e interkonjeksionit që do të sjellë energji nga Italia në drejtim të Shqipërisë, sërish duke përfshirë Vlorën aty ku së paku deri tani rezulton që është projekti më i madh që planifikohet të investohet në Shqipëri që prej ndryshimit të regjimit në vitin 1991. Italia po ndihet, në investimet serioze në Shqipëri. Ka një shqetësim që në Shqipëri prezenca e investimeve të mëdhaja italiane, nuk është në nivelin që ne do dëshironim qoftë Italia dhe qoftë Shqipëria. Politika e jashtme italiane a ka një plan strategjik për ta futur në fokusin qëndror të investimeve gjeostrategjike.
Marco Alberti: Realizimi i linjës së ndërlidhjes që do të bëhet nga tre palë që është Italia Shqipëria dhe Emiratet Arabe i paraprin vizionit të Italisë edhe përsa i përket sistemit të infrastrukturës në Shqipëri, krahas këtij takimi të nivelit të lartë do kemi praninë e sipërmarrjeve të vogla e të mesme në Shqipëri. Synojmë ta kemi të pranishme Italinë në Shqipëri në sektorë më strategjikë. Kjo marrëveshje përbën edhe një vlerë për vetë Italinë sepse lidhja mes dy vendeve bën pjesë edhe në rrugëtimin e integrimit në BE dhe besoj se projekti do japë rezultatet e veta. Ne nuk dëshirojmë thjesht të presim shiritat e përurimit, por duam të lëmë gjurmë në sektorë që janë parësore dhe për shpejtimin në procesin e integrimit por edhe për zhvillimin e Shqipërisë. Të tjerë sektorë do të përfshihen në këto marrëveshje, sikundër është ai i mbrojtjes sikundër e thamë, i sigurisë kibernetike, prania e ndërmarrjeve në sektorin e infrastrukturës në atë hekurudhor dhe mbi këto projekte pra jemi duke punuar.
Sokol Balla: Në fakt shyqyr që po vjen ky moment, pasi besoj se të gjithë ne gjatë këtyre 35 viteve e kemi ndjerë dorën humane të Italisë. Por patjetër të gjithë ne kemi kërkuar që Italia, duhet të jetë më prezente sec është Greqia, Turqia, pasi orientimi ynë është drejt Perëndimit. Kur ka kohë të mirë thuhet në Durrës, shihen dritat e Barit. Pra jemi kaq afër. Shpresoj shumë që ky të jetë një moment vërtetë historik në mënyrë që ne të ndjejmë jo thjesht dorën humane të Italisë, që e kemi ndjerë gjithmonë,por të ndjejmë edhe investimet italiane të ndjejmë faktin që Italia ta konsiderojë Shqipërinë në mënyrë simbolike një territor të sajin,por sigurisht edhe Shqipëria duhet të bëjë të vetën.
Marco Alberti: Unë mendoj që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë me të vërtetë marrëdhënie të vërteta. Të vërteta në kuptimin që jo gjithcka shkon gjithmonë mirë. Është një marrëdhënie e sinqertë, një marrëdhënie në të cilën palët besojnë në një bashkëpunim. Dhe ky është një element kyc, një element I rëndësishëm. Ne ndonjëherë kemi gabuar sepse e kemi marrë të mirëqenë Shqipërinë, sepse në momente historike, ne kemi qenë aq të afërt me Italinë por e merrnim për një dicka të dhënë. Vullneti i qeverive tona është ai që t’i japin marrëdhënieve që kanë ekzistuar gjithmonë një përmbajtje më të thellë, një përmbajtje që do të ketë një jetëgjatësi më të madhe. Pra, Italia është Shqipëria, Itali është në Shqipëri, është me Shqipërinë me të gjitha proceset, në të gjitha dimensionet jo vetëm ekonomik por edhe në procesin e Integrimit. Ne ofrojmë njohuritë, por gjithashtu marrim edhe mësime nga Shqipëria. Për këtë nuk kemi kurrëfarë dyshimi, por përmes këtij takimi shpresojmë që të mbulojmë ato vakume ato vende bosh që kemi krijuar ndër vite që të dyja vendet të përmirësojnë klimën e investimeve sepse pjesa më e madhe e ndërmarrjeve italiane që ndodhen në Shqipëri, janë ndërrmarrje të vogla por edhe të mesme. Por gjithësesi këto ndërmarrje kanë nevojë për një klimë biznesi më të shëndetshme. Të gjitha këto parime janë parime të vlefshme që mund të na cojnë drejt përparësive ku ndër të tjera, përparësia kryesore është ajo e integrimit të Shqipërisë në BE. Pra, reformat duhen realizuar por Shqipëria, në të gjitha këto procese nuk është e vetme, por ka Italinë pranë .
Sokol Balla: Pra, ju thoni që rruga më e thjeshtë dhe më e mirë se si qeveritë shqiptare i përgjigjen këtij qëndrimi të ri strategjik të Italisë është që të ecin në rrugën e reformave?
Marco Alberti: Një bashkëpunim presupozon vullnetin e të dyja palëve dhe besoj se takim tregoi vullnetin e të dy vendeve. Diplomacia zgjedh përparësitë, por diplomacia është ajo që duhet t’I verë ato në zbatim. Duhen transformuar përparësitë në projekte konkrete. Sigurisht që këto përparësi krijojnë mundësi të reja, jo vetëm për cuarjen përpara të proceseve të integrimit, por edhe në sektorë të tjerë. Pra klima e investimeve varet nga reformat nga cilësia e tyre, pra të punosh në drejtimin institucional dhe politik nënkupton dhe përthithjen e kapitaleve. Shqipëria e ka ndërmarrë këtë hap dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në çdo sektor.
Sokol Balla: Duhet thënë ama që gjithësesi Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, sigurisht që ka nevojë që kjo të shkojë në një nivel tjetër, dhe unë e di që ky është edhe preokupimi juaj personal. Keni evidentuar fusha potenciale ku investimet italiane duhet dhe mund të jenë prezente? Po unë shikoj më shumë përgjegjësinë e qeverive shqiptare në këtë mes se sa qeverive italiane.
Marco Alberti: Unë kam një respekt të madh dhe besoj se është një nga pikat më kryesore të diplomatëve. Pra, të kesh një respekt të madh për vendin në të cilin ti shërben. Dhe përpara se të bëj propozimet e mia, unë dëgjoj se cilat janë propozimet e palës shqiptare, por nëse më kërkoni një mendim personal unë besoj se ka një sektor që i quaj një nga sektorët e aftësimit të sipërmarrjes së tjera. Ju jap një shembull, Shqipëria po bën dhe për axhendën e gjelbër. Sipas kryeministrit Ramë është një prej sektorëve më të rëndësishëm, jo vetëm për të rritur aftësitë e rigjenerimit por edhe për të përmirësuar infrastrukturën. Italia ka një teknologji të përparuar në kavot elektrike. Sektori energjitik përbën një nyjë kyce për të ndihmuar në energjinë e rinovueshme, ose për shembull turizmi, ne nuk kemi sipërmarrje të mëdha turistike por mund të ndihmojmë në shëndetësi sepse rritet nevoja për një shërbim shëndetësor të emergjencës mjekësore. Ne nuk na shërben vetëm flukset e turistëve por edhe veprimtari në tërësi. Gjithë promovimi grastronomik, pjesa e sektorit bujqësor, qëndrueshmëria, qarkullimi ekonomisë. EcoTirana është një prani italiane që merret me trajtimin e mbetjeve urbane në Shqipëri. Mund të krijohen modele italine. Kultura po ashtu është një mundësi biznesi. Po diskutojmë me Ministrin e Kulturës në Shqipëri për lancimin e qendra të industrisë kreative, sepse shqiptarët janë shumë krijues. Pra mund të krijojmë qendra ku bëhen bashkë krijimtaria dhe sipërmarrja. Pra kemi dëshirën dhe synimin që të punojmë edhe në këtë drejtim.
Sokol Balla: Flasim pak për një gjë që është shumë e rëndësishme për ne, sidomos për brezin tim 17-18 vjecarët e viteve 90-91 të cilët u ngritën, përfshi edhe mua për të rrëzuar një regjim në emër të një të ardhmeje më të mirë. Ne e dinim që atëherë që nuk bëhej fjalë për të ardhmen tonë se sa bëhej fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ja ku jam sot baba I trë fëmijëve dhe dua sot që fëmijët e mi që janë shumë europianë ta meritojnë edhe pasaportën europiane, z. Rama ka bërë një premtim shuë të fortë elektoral që është pasaporta europiane në 2030. Ndonjëherë them në 2030 Shqipëria mund të futet por a do ketë BE në 2030?
Marco Alberti: Shiko ndërsa po flisje Sokol, vura re dicka se këto dy kryeministra vijnë nga përvoja politike, krejtësisht të ndryshme. Unë nuk njoh raste të tjera ku bashkëpunimi kaq i ngushtë mes dy krerëve të qeverive shkon përtej ndasive politike.
Sokol Balla: Pra, majtas – djathtas
Marco Alberti: Është dicka që është e vërtetë e rrënjosur është e thellë. Sigurisht që janë interesat institucionalë, por është edhe një zgjedhje që kanë bërë të dy kryeministrat pra, që kanë zgjedhur njëri tjetrin dhe kjo është një e dhënë tejet e rëndësishme. Synimi i Shqipërisë, për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është një objektiv ambicion por edhe i mundur. Ne po flasim jo vetëm për synimet por edhe për realitetin. Ne flasim për përvojat dhe proceset që ka kryer Shqipëria, sidomos duke u ndalur në zhvillimet e vitit të fundit, janë hapur të gjithë grupkapitujt. Pra, është një synim i të gjitha vendeve kandidate, reformat janë një e dhënë thelbësore më të cilat Shqipëria po punon. 91 % e shqiptarëve janë në favor të anëtarësimit dhe besoj se kjo është një e dhënë që inkurajon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën. Unë mendoj se anëtarësimi apo negociata për anëtarësimin janë një mundësi e madhe për BE, sepse duke kërkuar reforma, atëherë duhet të shtrojmë pyetjen dhe për reformat tona se si një proces i reformimit të BE mund ta bëjë dhe më të besueshëm dhe më tërheqëse, më funksionale këtë përvojë politike. Është një dialog, bashkëpunim, një mundësi që pasuron të dyja vendet apo të gjitha palët.
Sokol Balla: Presidentja Meloni është sot defacto gruaja më e fortë e BE, që nga koha e Merkel. Po shtyn BE drejt një reformimi dhe përashtetje të ri gjeopolitik ku ne gjendemi. Ju folët për afrinë e dy personave që politikisht, teorikisht do ishin ndryshe, a mundet Italia gjithashtu të jetë forca kryesore që të bëjë presion mbi autoritetet shqiptare që ritmi i reformave të ecë më shpejt përpara.
Marco Alberti: Unë besoj se të jesh forca kryesore nuk shfaqet vetëm si presion ndaj Brukselit por edhe si formë bashkëpunimi gjithnjë e më e ngushtë me Tiranën. Pra ne do të masim realitetin e kësaj aelance të privilegjuar nga angazhimi që do shfaqim për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nuk flasim për presion ndaj Brukselit, por për një forcim të marrëdhënies së bashkëpunimit me Tiranën. Negociatat teknike do të përfundojnë në 2027, dhe 6 mujorin e parë të 2028 përkon me fillimin e negociatave politike dhe me kryesimin e radhës së Italisë së KE. Besoj se është një moment I favorshëm për të dëshmuar me fakte këtë lidhje të ngushtë. Mendoj se Italia nuk është se ka dalë tani si një aleate e Shqipërisë, por më shumë se sot do të jetë një aleate strategjike e orientuar drejt të ardhmes së Shqipërisë.
Sokol Balla: Besoj se ato gjashtë muaj të parë të 2028 do të jenë historik. Shqipëria mendoj ka shumë punë që të ofrojë siguri ushqimore, siguri kibernetike, cilësi në shërbimin shëndetësor. Pra ka shumë për të bërë për t’u përshtatur me mënyrën europiane të të jetuarit.
Marco Alberti: Negociatat politike do I japin një hov. Sigurisht që do të varet edhe nga rezultatet e negociatave teknike. Negociatat politike nuk e zhbëjnë bashkëpunimin mes Italisë e Shqipërisë dhe nuk zhbëjnë të gjitha proceset që duhet të realizohen brenda 2027. Por unë besoj se ka një qëndrueshmëri të marrëdhënieve mes vendeve që nuk lindin tani, sigurisht ka pasur uljet dhe ngritjet e veta. Sigurisht kemi lodhje, vështirësi, indiferenca, që kanë karakterizuar në momente të caktuara marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Megjithatë lidhjet kanë vijuar të jenë të qëndrueshme. Pesha e një pranie strategjike, e bëjnë të rëndësishëm procesin. E rëndësishme është që kjo aleancë të ndërtohet tani, sepse ne nuk kemi kohë të humbim. Duhet të flasim për gjëra të rëndësishme sot. Nëse bëjmë një përpjekje sot dhe të mos e krahasojmë Shqipërinë me vende të tjera. Nëse e vlerësojmë Shqipërinë sot me atë që ka qenë 15 vite më parë, është e qartë se Shqipëria ka bërë progres, por sigurisht kur bie kambana e xhiros së fundit sigurisht bëhet fjalë për xhiron më të vështirë dhe na thërret të bëjmë këtë hap të fundit.
Sokol Balla: Nuk mund ta mohojmë që në këtë situatë ku jemi sot, që mendoj është faza më e mirë e mundshme mes dy vendeve ka ndikuar raporti special Meloni-Rama.
Marco Alberti: Pyetja jote cek disa aspekte të ndryshme që prekin pikërisht politikën dhe diplomacinë. Politika përvijon të gjitha objektivat, por diplomacia i vë ato në jetë. Mendoj se marrëdhënia është një marrëdhënie e qëndrueshme sepse bazohet edhe në rrënjë të thella historike dhe një marrëdhënie të bazuar në mirënjohje të ndërsjellë. Edhe ne kemi arsye për të shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë. Më shumë se 1 milion e gjysmë shqiptarë japin një ndihmëse dhe një kontribut të vyer në ekonominë italiane. Pra, kemi detyrën të krijojmë dhe realizojmë projekte që kanë lindur nga marrëdhënia mes dy kryeministrave, që përvijojnë dhe do të vijojnë të realizohen. Me rëndësi është që kemi një marrëdhënie më të gjerë. Palët bien dakord të transformojnë atë qëndrueshmëri historike në një bashkëpunim afatmesëm dhe afatgjatë dhe kjo do të ndihmojë edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne kemi përzgjedhur sektorë kyç që do shkojnë përtej anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kemi përparësi gjeopolitike që jepet edhe nga pozicioni gjeografik.
Sokol Balla: Nëse BE nuk është më BE që është sot por është dicka tjetër, sa ekziston mundësia e një raporti ndërshtetëror shqiptar mes Italisë dhe Shqipërisë, kjo pavarësisht BE. Rama tha përshembull mund të na konsideroni pjesë të Italisë, në mënyrë simbolike.
Marco Alberti: Së pari sa i përket futbollit, uroj mos të përballemi në play off, sepse do të ishte me të vërtetë një keqdashje e fatit. Shpresojmë që mos të ndodhë. Besoj se ka disa elementë në marrëdhëniet mes popujve që shkojnë shumë përtej marrëdhënieve mes qeverive. Marrëdhëniet mes popujve bazohen në një mirënjohje të ndërsjelltë dhe shkon përtej zgjedhjeve politike. Dhe unë mendoj se kjo është mëse e qartë në vendin tonë dhe nuk kam dëgjuar askënd të flasë për situata rrezikshmërie për në Shqipëri. Kemi një kod personal që është shumë i qartë. Folëm sa I përket angazhimit, njohjes së pensioneve, sic tha Rama Italia është e vecantë për Shqipërinë, por kjo vlen edhe për anën tjetër. Edhe Shqipëria ka vecoritë e veta. Unë do të doja që gjatë mandatit tim në Shqipëri kjo zgjedhje që është bërë nga qeveritë të bëhet e pandryshueshme që mos rikthehemi në situata të tilla që pavarësisht qeverive të kemi momente përplasje apo indifference Takimi i një jave më parë synojnë marrëdhënie afatgjate, ne kemi 800 studentë italianë në Shqipëri. Këta do të jenë ambasadorë të jashtëzakonshëm të Shqipërisë në Itali. Italianët në Shqipëri nuk do të thotë vetëm për të sjellë vetëm njohuri apo investime italiane, por për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë dhe kjo tregon sepse tregtia krijon jo vetëm marrëdhënie me karakter ekonomik, por sipërmarrjet krijojnë edhe një familjarizim. Ndikojnë edhe në aspektin kulturor. Ne kemi 137 veprimtari kulturore dhe duhet të punosh për të forcuar këto marëdhënie.Dhe kjo e shkuar e miqësisë duhet të jetë një e ardhme e përbashkët.
Sokol Balla: Le të shpresojmë se ju do të jeni ambasadori italian që do të jetë prezent në Tiranë kur të anëtarësohemi në BE.
Marco Alberti: Unë shpresoj shumë por ne kemi rregulla që në 2030 duhet të jem në Itali. Por megjithatë ka 14 fluturime direkte mes Tiranës dhe qyteteve të ndryshme italiane, kështu që nuk do të kem kurrëfarë problemi të jem këtu dhe do të jem I lumtur t’ia përcjell stafetën time kush do jetë pas meje. Por fakti që nuk do të jem si ambasador më stimulon më shumë për të punuar për një sërë nismash në drejt të përafrimit të Shqipërisë dhe anëtarësimit të Shqipërisë.
