Investigimi, ku kanë studiuar të punësuarit në administratën shtetërore

AKTUALITET


Administrata shtetërore gjithnjë e më shumë kërkon që të tërheq në radhët e saj të rinj të talentuar dhe të arsimuar jashtë, duke kërkuar në këtë mënyrë që të sjell një frymë ndryshe në shërbimet ndaj qytetarëve. Por thithja e të rinjve të arsimuar jashtë ka dhe pikëpyetjet e saj, në rastet kur ata janë arsimuar në vende që cilësohen “jo mike” më Shqipërinë dhe marrin në kontroll poste kyçe në ministritë më të rëndësishme në vend.

Real Story ka marr në analizë të dhënat e 10 institucioneve të rëndësishme si Presidenca, Kryeministria, Kuvendi i Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës, për të parë se ku janë arsimuar punonjësit e këtyre institucioneve.

Ajo që bie në sy, dhe që në fakt, ishte e pritshme, është se nga 214 të punësuar që kanë përfunduar studimet universitare apo pas universitare jashtë vendit, 74 prej tyre rezultojnë të kënë studiuar në Itali. Shteti i dytë nga vijnë më së shumti të punësuarit në administratën shtetërore, në këto 10 institucione të marra në analizë nga Real Story, është Mbretëria e Bashkuar me 21 persona të punësur. Franca ka qenë zgjedhja e 17 të rinjve ndërsa 14 persona që kanë përfunduar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të punësuar në administratën shtetërore.

Greqia, rënditet më pas me 10 punjojës të administratës që kanë përfunduar studimet në këtë shtet. E ndërsa bie në sy, se me përjashtim të KLSH, në radhët e të cilit nuk ka të punësuar që kanë përfundaur studimet në Greqi, të arsimuarit në shtetin fqinj janë prezent në të gjitha institucionet e marra në analizë nga Real Story.

Por në këtë listë një vend të rëndësishëm zë edhe Rusia. Janë 8 persona që janë arsimuar në këtë shtet, të cilët mbajnë poste të rëndësishme në administratë. Numër ky që në fakt duhet të ishte 9, nëse Presidenca nuk do të fshinte nga përgjigja e saj zyrtarë, arsimimin e Shefit të Kabinetit, Arben Cici, i cili ka përfunduar studimet pasuniversitare në Moskë në Akademinë Diplomatike, por që nuk është pasqyruar as në përgjigje dhe as në CV zyrtare të Arben Cicit në faqen zyrtare të Presidencës. Por përtej kësaj, ajo që bie në sy është se 6 nga 8 këta persona, janë të punësuar në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, madje dhe në poste shumë të larta. 1 i punësuar është në Kryeministri dhe 1 në Kuvendin e Shqipërisë. 

Në listën e shteteve  ku kanë studiuar të punësuarit në administratë, veç vendeve të BE-së, ku thuajse nuk mungon asnjë shtet, tërheqin vëmendje dhe shtete si Malajzia, Qipro Veriore apo Irani./realstory.al

Lista e punonjësve të administratës dhe shtete ku kanë përfunduar studimet



Skip to toolbar