“Investimi në Sazan, shenjë e mirë për vendin”/ Nazarko: Kjo klimë mund të shërbejë për të rikthyer vëmendjen e Trump në Ballkan

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko e sheh pozitivisht investimin që dhëndri i ish presidentit amerikan, Donald Trump do të kryejë në ishullin e Sazanit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se kjo klimë e lidhur me biznesin, mund të shërbejë për të rikthyer vëmendjen e Trump në Ballkan, por edhe për ta mbyllur marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Në fakt, kjo është temë që do të zgjasë. Unë mendoj se rreth këtij projekti, nëse nuk ka mobilizim të opozitës, të dy krahëve, apo tre krahëve të opozitës, përfshirë Partinë e Lirisë, me siguri do të ketë mobilizim të grupeve të interesave. Është edhe problemi i atyre kompanive turistike, që ndihen sadopak të konkurruara nga një investim i tillë, ashtu siç munden edhe shtetet fqinje. Ishulli i Korfuzit, në një farë mënyre, mund të vendoset në hije nga një investim i tillë. Mund të kemi gjallërim, këto grupe interesi financojnë edhe aktivistë. Kjo është konsiderata e parë. Përveç këtij fakti që ky është duke e zhvilluar këtë aktivitet biznesi, një nga akuzat është për shkak të lidhjeve me Sorosin.

Në përpjekje për ta kritikuar Ramën, i cili në prani të Blinken, gjeti rastin për ta mbrojtur kërkesën e Trump për financimin 2%. Sulmi i parë vjen është ky që Soros qenka i afërt me familjen Kushner. Sulm tjetër ishte që edhe McGonigali paska punuar në një kompani që lidhet me këto të dyja dhe pastaj te Amani.

Qenka Amani me një pronar rus, që ne fakt ka kundërshtuar luftën, por nuk e di se cila është përqindja që ka Amani si resort. Edhe kjo është një kritikë tjetër. Ajo që meriton vëmendje, nëse do ishte investim vetëm në Serbi, do të shqetësoheshim shumë. Do thonim Trump po afrohet me Serbinë. Pra, do ishte shqetësuese. Ama fakti që investon dhe në Serbi, edhe në Shqipëri, është shenjë e mirë për ne, nuk është duke privilegjuar vetëm Serbinë.

Kur është 4 vjetori i marrëveshjes së Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi, një nga shtyllat e kësaj marrëveshjeje, ishte që SHBA, njëjtë si BE, një plan marshall për Ballkanin, do financonte ato projekte infrastrukturore që do i lidhnin vendet e Ballkanit me njëri-tjetrin. Në atë dokument ishte investimi si një mënyrë për të zgjidhur konfliktet e vjetra në Ballkan. Ky investim në planin politik, Trump ka vepruar duke futur diplomacinë ekonomike. Kjo është shenjë e mirë që të vendosë një lloj ekuilibri, të investojë edhe në Shqipëri. Shpresoj shumë që kjo klimë, mund të shërbejë për ta kthyer vëmendjen e Trump në Ballkan për ta mbyllur marrëveshjen Kosovë-Serbi”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar