“Irani përpiqet të marrë drejtimin e botës islame”/ Çika: Izraeli mund të synojë ndryshime kufijsh territorialë dhe politikë

BOTA


Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se Irani po përpiqet që të marrë drejtimin e botës islame. I ftuar në emisionin “Real Story”, Çika deklaroi se marrëdhëniet që ka krijuar me vende si Rusia apo Kina e bëjnë atë të jetë një faktor i rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, kapiteni Artur Meçollari, duke komentuar sulmin e befasishëm të Hamasit në Izrael një vit më parë, thotë se kjo lëvizje u bë për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi shtoi se përpos luftës në Ukrainë, një tjetër faktor që ka ndikuar është edhe kontrolli i gadishullit të Sinait nga grupet islamiste.

Sipas Çikës, Izraeli mund të ketë qëllime territoriale.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Emilio Çika: Irani është përpjekur të marrë drejtimin e botës islamike, duke shtrirë në mënyrë kapilare atë që është ndikimi i tij jo vetëm në organizata të tilla, por duke u shndërruar edhe si një vend që ka marrëdhënie të rëndësishme ndërkombëtare. Duke analizuar marrëdhëniet që ka me Federatën Ruse me furnizimin me armatime në konfliktin në Ukrainë, duke patur marrëveshje me Kinën e shndërron atë në një aktor të rëndësishëm ndërkombëtar në rajon, gjë që përcjell në këto organizata të njohura terrorriste nga Perëndimi, janë në kundërshtim të plotë nga vendet e tjera arabike. I shohin këto organizata si cënim të regjimit të tyre politike. Madje, edhe për çështjen tashmë nuk po flitet më për Rripin e Gazës, por për rindërtimin e kësaj zone, apo edhe më gjerë.

Artur Meçollari: Gaza ishte e befasishme. Ka mungesë koordinimi dhe koncepti. Ishte e pamundur të dalloheshin luftëtarët nga jo luftëtarët, gjë që është në shkelje të të drejtës ndërkombëtare. Por Libani ka veçori tjetër. Hamasi ka qenë dhe vazhdon të jetë ajo që ka ngelur një proksi i Iranit, pavarësisht se pas Iranit qëndron Rusia. Ishte momenti që kërkohej një tërheqjeje vëmendjeje nga konflikti në Ukrainë. Oavarësisht qëllimit të përbashkët, timing është dicka tjetër. Të gjitha mund të kenë qëllim eleminimin e shtetit të Izraelit, por timin koordinohet ndryshe. Hamasi mund të godiste edhe në një periudhë tjetër, por pikërisht në këtë periudhë kishte vetëm një interes në gjykimin tim, tërheqjen e vëmendjes nga Ukraina. Kjo ndodhi befasisht dhe mbrapa këtyre, në gjykimin tim, ajo ndodhi për shkak në atë moment, pra timind lidhet me Ukrainën.

Kurse përgatitjet e Hamasit të një veprimi të tillë kanë kontribuuar shumë të gjithë ata që e financojnë, përfshirë edhe Turqia. Qëllimi mund të ketë qenë për të mbajtur nën kërcënim Izraelin, qëllimet mund të kenë qenë të përbashkëta por jo goditja.

Ledion Krisafi: Mendoj se ka lidhje me diçka tjetër. E para gadishulli i Sinait nuk është edhe aq i kontrolluar nga Egjipti, ka edhe grupe ismaliste që veprojnë aty që herë pas herë kanë vrarë ushtarë egjiptianë. Nuk është kaq e vështirë të kalosh armatme drejt Gazës për shkak të situatës së sigurisë në Sinai. E dyta, nuk lidhet tërësisht vetëm me Ukrainën.

Problemi ka qenë me marrëveshjet abrahamike sepse normalizimi e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit është shumë afër. Gjë që Arabia Saudite që ka Mekën dhe Medinën, që supozohet të jetë kreu I myslimanëve, dhe nëse vednosnin marrëdhëniet me Izraelinm, do të thotë se çështja palestineze do të ikte nga tavolina. Hamasi riktheu çështjen palestineze në tavolinën në mënyrë të fortë me sulmin që bëri. Kishte vite që nuk diskutohej ideja me dy shtete, megjithatë mendoj se është e pamundur që të bëhet. Po vendosej një normalizim midis Arabisë dhe Izraelit, gjë që nuk I shkonte përshtat palestinezëve. Gjetën mënyrën se sit ë rikthehenin veten në tavolinë. Si çështje e kanë rikthyer, pavarësisht se Gaza është shkatërruar totalisht.

Emilio Çika: Edhe pse është rikthyer, dhe pse komuniteti ndërkombëtar i ka mëshuar gjithmonë idesë me dy shtete, në daljen e Netanyahut në OKB paraqiti dy harta. Në njërën tregonte rajonin, kishte vazhdimësi të Izraelit nga kufiri me Egjiptin deri në Liban. Nuk ekzistonte askund ai që është qoftë edhe në aspektin e Bregut Perëndimor. nëse ndjekim retorikën, foli për ndryshime kufinjsh territorialë dhe politik. Krijimi i një zone është marrja e një territori të një shteti tjetër. Mos të na duket cudi që të ketë një synim fundor për periudhë afatgjate, edhe të një copëzimi të shtetit të persëve. Edhe me thirrjen që u përpoq të flasë për persët e mirë. Shohim edhe në long term qëndrimet që ka presidenti Erdogan, qëndrimet që ka me këtë çështje apo marrjen pësipër si lider shpirtëror për të gjithë myslimanët në rajon./abcnews.al



Skip to toolbar