Irani zbut qëndrimin: Të hapur për negociata me SHBA

BOTA


Irani nuk e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara edhe pas sulmit amerikan me dron që vrau gjeneralin iranian Kasem Sulejman. Ministri i Jashtëm iranian Mohamed Javad Zarif tha për “Der Spiegel” se “kurrë nuk do të përjashtojë mundësinë që njerëzit të ndryshojnë qasjen e tyre e të njohin realitetin”. Intervista u zhvillua të shtunën në Teheran.

Zarif tha se Irani ishte akoma i gatshëm për bisedime, ndërsa përsëriti kërkesën drejtuar SHBA-së që të heqë sanksionet.


“Për ne, nuk ka rëndësi se kush është në Shtëpinë e Bardhë, ajo që ka rëndësi është se si sillen. Administrata Trump mund të korrigjojë të kaluarën e saj, të heqë sanksionet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve. Ne jemi ende aty, ata u larguan”, tha Zarif.

Pas sulmit amerikan me dron më 3 janar ku u vra gjenerali Sulejman, Teherani njoftoi se nuk do t’i përmbahet më asnjë kufizimi që parashikon marrëveshja lidhur me aktivitetin e tij për pasurimin e uranimit dhe krijimin e armëve bërthamore.




Skip to toolbar