Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Fier ku një grua ka gjetur tragjikisht vdekjen pasi ka rënë nga dritarja nga kati i dytë teksa ishte duke larë xhamat.
Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier.
50-vjeçarja me inicialet R.D, ka rënë nga kati i dytë i pallatit dhe ka gjetur vdekjen në vend.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.