Të shtëna në Lezhë, plagoset i riu, policia blindon rrugët

AKTUALITET


Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri pranë tregut tek Ura e Cenit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.15 të së shtunës.

I plagosuri është Saimir Nikolla banues në Ishull Lezhë. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë mjekimin e duhur shëndetësor.


Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia raporton se për kapjen e autorëve janë ngritur pika kontrolli dhe po hetohet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.




Skip to toolbar