Ishte i sëmurë, hidhet nga tarraca e pallatit

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Lushnje, ku një person është hedhur nga tarraca e një pallati. Informacionet paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Stadiumit, ku një 53 vjeçar është hedhë nga tarraca për shkaqe të panjohura.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohet se është hedhur nga parmakët e shkallëve të një pallati shtetasi V.K, 47 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante dhe kurohej nga sëmundja e depresionit. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



Skip to toolbar