Ishte modifikuar nga benzinë në gaz, makina shkrumbohet në ecje

AKTUALITET


Një makinë tip ‘Benz’ është shkrumbuar nga flakët në aksin Fushë-Krujë- Tiranë mbi urën e Tapizës. Makina e djegur me targa AA 351 Ja është në pronësi të Aurel Kadetës, i cili po ecte në momentin që shpërthyen flakët.

Makina ishte e modifikuar që të punonte edhe me benzinë edhe me gaz, ku si pasojë e një defekti teknik ka bërë që të shpërthejë në flakë. Si pasojë e zjarrit makina është shkrumbuar plotësisht ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Në makinë shoferi ka qenë së bashku me një pasagjer të cilët kanë mundur të dalin të dy pa probleme.


Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve që kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve duke shmangur një shpërthim të mundshëm të bombolës së gazit.




Skip to toolbar