“Italia nuk na lejoi të sulmojmë”, Sylvinho: E kemi studiuar Kroacinë, kanë lojtarë shumë cilësorë

AKTUALITET


Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Volksparkstadion”, të Hamburgut do të sfidojnë Kroacinë, në sfidën e dytë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Zjarrtit” do të kërkojnë një rezultat të madh.

Këtë të martë zhvillohen edhe konferencat zyrtare për shtyp, ku pas “kroatëve” tashmë është radha e “Legjionarëve” tanë, ku bashkë me teknikun Sylvinho është edhe kapiteni Berat Gjimishti, me teknikun brazilian, i cili analizoi lojën ndaj Italisë, teksa theksoi se “Të Kaltëri” u bllokuan mjaft mirë në mbrojtje, duke mos na lënë të krijonim asnjë aksion sulmues.


“Mund të flasim për lojtarët individualisht më vonë. E kemi studiuar Kroacinë. Ndeshja e parë me të vërtetë ka përfunduar 3 me 0, por kanë luajtur shumë mirë, i kanë hapur shumë punë Spanjës, pavarësisht se këta në 29 minutat shënuan golat që i duheshin, por Kroacia ka cilësi shumë të larta, kanë aftësi pasimi, aftësi krijimi loje. Nuk mund të themi Spanja fitoi 3 me 0 dhe ishte një fitore e lehtë, e keni parë ndeshjen vetë dhe e dini çmund të bëjë Kroaci. Është një vështirësi e madhe të luash përballë këtyre lojtarëve. Megjithatë edhe këtu kemi lojtarë shumë të mirë, kapiteni ynë ka fituar Europa League. Kemi lojtarë shumë të mirë, kemi Asanin, Asllanin, Brojën. Kemi luajtur mirë kundër Italisë. Kemi përzierje të mirë, kemi lojtarë me përvojë e të rinj. Shkojmë fuqishëm drejt së ardhmes.

Nuk është se nuk e kemi sulmuar Italinë, ata nuk na lejuan ta bëjmë. Ata dinë të bllokohen shumë mirë. Patën fillimisht 3-4 mbrojtës e më pas 5 të tillë. Kishim një pasim fantastik nga Asllani në fund, por kaq, ata u mbrojtën shumë mirë dhe në fund mënyrë si Jorginho e Barella kanë drejtuar lojën janë pikërisht mënyra sesi mund të fitosh këtë kompeticion. Ata janë lojtarë të mëdhenj, që kanë fituar Serie A e kanë shkuar deri në finalen e Champions League, por i tillë është ky komepticioni. Ne mund të arrijmë shumë, mund të shkojmë larg, por natyrisht që kemi rrugë para e në bazë të kësaj themi që kemi bëri një lojë të mirë. Ne shënuam, por e përmbysën rezultatin shpejt”,- u shpreh tekniku brazilian. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar