Italia ka vendosur të mos ndryshojë rregullat e udhëtimit për të gjithë shqiptarët që duan të fluturojnë nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasada italiane në Shqipëri, e cila njofton se janë shtyrë deri më 31 janar të vitit 2022 masat që ishin në fuqi për udhëtimet nga Shqipëria drejt Italisë.
Kështu, qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara:
Pune
Shëndeti,
Studimi,
Urgjence,
Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,
Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike 👉https://app.euplf.eu/
Testi me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form” .
Këto rregulla për udhëtimin janë në fuqi nga data 16 dhjetor 2021 deri më 31 janar 2022.