Italia: Sulmi ndaj vaksinës AstraZeneca ishte politik

CORONAVIRUS


Italia ka pranuar sot se lëvizja e saj për pezullimin e vaksinës së grupit AstraZeneca ishte një lëvizje politike nën presionin e qeverive të tjera të BE, teksa 12 vende evropiane kanë ndaluar injeksionet prej frikave të paprovuara të mpiksjes së gjakut te përdoruesit, shkruan DailyMail.

Por kritikë kanë thënë se sulmi vjen pasi nga katër vaksinat e aprovuara të koronavirusit, ajo e AstaZeneca është e vetmja që nuk përdor modifikime gjenetike të ARN në funksionimin e saj.


Nicola Magrini, kreu i rregullatorit kombëtar mjekësor italian AIFA, tha se politikanët ishin vënë nën presion për të ndaluar injeksionet pas lëvizjes së ngjashme të Gjermanisë e Francës.

Në një intervistë me La Repubblica, Magrini tha: “Kemi arritur deri në pikën e pezullimit të vaksinës pasi disa vende të BE, përfshi Gjermaninë e Francën preferuan të ndërpresin vaksinimet për të kryer të tjera kontrolle. Kjo zgjedhje është politike.

Të tjera vende i janë bashkuar nismës së 12 vendeve të BE per pezullimin, ndërsa sot iu bashkua dhe Suedia.

Mediat britanike thonë se ekspertë mjekësorë në Gjermani e Francë i kanë kërkuar qeverive të mos bëjnë politikë me vaksinat e pandemisë, ndoshta sepse vjen nga një kompani anglo-suedeze, pas ndarjes së Britanisë nga BE.

Ministria e shëndetësisë së Belgjikës tha se do të vazhdojë administrimin e vaksinës, ndërsa një ministër francez tha se Franca po bën si Gjermania, megjithse është duke kërcënuar AstraZeneca me padi për mosfurnizimin në kohë të dozave të premtuara.

Agjencia evropiane e mjekimeve EMA u përpoq sot të ndalonte valën e vende të frikësuara nga vaksina duke thënë se “masa e përqindjeve të mpiksjeve të gjakut te të vaksinuarit nuk është më e madhe se te popullata e përgjithshme”.

Ministri i jashtëm britanik Dominic Raab tha se vaksina është e sigurtë dhe se liderët evropianë janë të udhëhequr nga politika e jo nga shkenca.




Skip to toolbar