Izraeli planifikon sulm në Rafah, Borrell: Gjendja është alarmante

BOTA


Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell Fontelles, ka thënë se raportet për një sulm të pritshëm izraelit në Rafah janë “alarmante”.

“1.4 milionë palestinezë janë aktualisht në Rafah pa vend të sigurt për të shkuar, duke u përballur me urinë”, tha Borrell në një postim në mediat sociale.

“Raportet për një ofensivë ushtarake izraelite në Rafah janë alarmante. Do të kishte pasoja katastrofike duke përkeqësuar situatën tashmë të rëndë humanitare dhe numrin e padurueshëm të civilëve.”, shtoi ai.



Skip to toolbar