Intervista e Putin për gazetarin amerikan/ Scholz: Justifikimet për luftën në Ukrainë janë të pakuptimta

BOTA


“Presidenti rus tallet me atë që realisht po bën Rusia në Ukrainë dhe jep një shpjegim krejtësisht absurd për shkaqet e kësaj lufte. Kjo e bën gjithçka më të qartë për ne: ne mbetemi fort në anën e Ukrainës.”

Kështu është shprehur kancelari gjerman, Olaf Scholz për intervistën e Putin me gazetarin amerikan Tucker Carlson.


Intervista dy-orëshe e filmuar në Moskë, ishte e para e Putinit me një media perëndimore që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022. Putin deklaroi se është i gatshëm për një marrëveshje paqeje por vendosi kusht duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndalojnë mbështetjen për Kievin.

Putin u shpreh gjithashtu se Rusia kishte qenë në prag të arritjes së një marrëveshje me Ukrainën në prill 2022 gjatë negociatave të paqes në Stamboll, por kjo nuk u arrit për shkak se ish-kryeministrit britanik Boris Johnson e prishi atë. Presidenti rus deklaroi se nuk kanë përfunduar akoma qëllimet e luftës, ku një prej tyre është denazifikimi.Kur gazetari e pyeti nëse do të ishte i kënaqur me territorin që ka tani, Putin refuzoi të përgjigjej duke iu rikthyer pikës për denazifikimin.




Skip to toolbar