Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Kuvend i është rikthyer vizitës së presidentit turk Recep Tajip Erdogan pak ditë më parë në vendin tonë. Gjekmarkaj vlerësoi Turqinë si aleate, por quajti poshtëruese faktin që asnjë anëtar i KMSH-së nuk ishte në inaugurimin e xhamisë së Ethem Beut.
‘Pasuria është mirëqenie, është dashuri, gëzim, rilindje! Pyesni qeverinë dhe do t’ju konfirmojë të njëjtën gjë. Erdogan vizitoi këtë sallë duke mbajtur këtë fjalim. Shqipëria sheh një vend mik dhe aleat tek Turqia. E gjej me vend të falenderoj Turqinë, por ne jemi një vend i pavarur dhe jo vasal.
Unë jam katolik, por mua mbi të gjitha është kombi, gjuha dhe gjaku. U ndjeva i poshtëruar për trajtimin që ju bë KMSH. Ato u përjashtuan. Trysnia për të dëbuar njerëz është e patolerueshme.
Organizatat terroriste janë të listuara në OKB. I shpreh solidaritetin gazetares turke.’- tha Gjekmarkaj.