Turistët e huaj kanë shpenzuar 3,2 miliardë euro deri në shator. Vetëm në harkun e muajve korrik-shtator, shpenzimet e pushuesve të huaj sipas Bankës së Shqipërisë përllogariten në gati 1,7 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.
Në harkun janar-shtator, shqiptarët që udhëtuan jashtë shpenzuan 1,75 miliardë euro.
Në total, përgjatë këtij viti Shqipëria u vizitua nga 9.54 milionë turistë, nga të cilët 547 mijë erdhën gjatë nëntorit. Kjo sipas kryeministrit Edi Rama është provë që vendi ynë vizitohet në çdo stinë.