“Është ditë e shënuar me një rendësi e veçante në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë dita kur një sekretar amerikan viziton vendin tonë.
Në llogarinë tonë ju jeni i gjashti, por këtë herë ne e kemi një vlerësim të veçante për këtë vizitë, pasi jemi shumë të vetëdijshëm për kohën shumë të trazuar jo vetëm në kufi të Evropës, por edhe në zonat e tjera strategjike për ekuilibrat e botës ku jetojmë. Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju I bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe patjetër edhe këtij rajoni.
Natyrisht që nuk mund të mos e ndaj edhe me publikun keqardhjen tonë, që mes një darke me ne në Shqipëri, dhe një darken Mynih, ju zgjodhët ushqimin edhe jo aq të shijshme gjerman. Ne e bëmë tonën, ne darken e kishim gati.”, tha Rama.