Me të paktën 130 të burgosur më shumë se sa kapaciteti, Ministria e Drejtësisë është e gatshme të bëjë lëshime në funksion të konsensusit në parlament.
Ministri Ulsi Manja tha se mazhoranca është e gatshme që të tërhiqet nga ulja e dënimit me 1 vit për burrat dhe 1.5 vjet për gratë që janë hetuar nga SPAK dhe janë dënuar nga gjykata speciale.
Ministri shpjegoi se në cdo rast, zyrtarët e vetëm që do të përfitonin nga ky nen, do të ishin vetëm tre.
Varianti fillestar i amnistisë i sjellë në Kuvend nuk u jepte asnjë përfitim personave, mes tyre edhe zyrtarëve, që ishin hetuar nga SPAK. Por gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve, u shtua edhe ulja e dënimit për të dënuarit nga GJKKO, me 1-1.5 vite sipas gjinisë.
Kjo ishte një prej arsyeve se pse opozita bojkotoi votimin, duke bllokuar amnistinë.