Jose Mourinho do të zbarkojë sërish në Tiranë, Roma zhvillon miqësore me Partizanin

Më të fundit


Partizani do  të zhvillojë një miqësore luksi më 12 gusht. Përballë kryeqytetasve do të jetë Roma e Jose Mourinhos. Sipas shtypit të shkruar bëhet e ditur se negociatat mes dy klubeve kanë avancuar, teksa data është fiksuar 12 gushti.

Kjo miqësore do të “detyrojë” ekipin e Marash Kumbullës të zbarkojë në Tiranë, teksa në “Arenën e Demave” do të zhvillohet edhe ndeshja.

2 ditë pas sfidës me Valmieran në Conference League, Partizani pritet të vihet përballë Romës, ndërsa verdhekuqtë do të luajnë miqësoren e fundit përpara startit të Serie A, ku më 20 gusht do të sfidojnë Salernitanan në “Olimpico”, takim i vlefshëm për Serie A.

Për Mourinhon do të ishte hera e dytë që do të zbarkonte në kryeqytet, ndërsa ka kujtime të bukura nga Tirana, ku në “Air Albania” fitoi edhe trofeun e Conference League.



Skip to toolbar