Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka ndaluar hyrjen për tre vjet në Kosovë dy serbëve të cilët u arrestuan për organizimin e trazirave në veri që ndodhën në fund të majit.
Sinisha Jevtiç dhe Ivan Sekuliç përveç dëbimit nga Kosova, u dënuan me nga gjashtë muaj burg secili, masë e cila iu zëvendësua me para.
Ata u dënuan për veprat penale “pjesëmarrje në turmë” dhe “huliganizëm”.
Jevtiç e Sekuliç e pranuan fajësinë, ndërsa Gjykata vendosi që dënimin me burg ta zëvendësojë me gjobë prej 7 mijë eurosh për secilin.