“Ka kaluar afati 40-ditor”, ish-luftëtari i UÇK kërkon lirinë, Gjykata e lë sërish në burg

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka lënë sërish në burg Dritan Goxhajn, ish-luftëtarin e UÇK-së të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale.

Avokati i tij Bashkim Nikolla kërkoi lirimin e menjëhershëm të Goxhajt për shkak se sipas tij ka kaluar afati 40-ditor.

Gjykata e Tiranës e rrëzoi kërkesën duke arsyetuar se është e pambështetur në ligj e në prova. Ndërkohë avokati pretendon se nuk ka ardhur kërkesa për ekstradim nga shteti kërkues.

Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.



Skip to toolbar