Kabineti i KE, zgjerimi i BE në ‘dorë’ të ministrit konservator të Orban

AKTUALITET


Presidentja e re e Komisionit të Europës, Ursula von der Leyen, ka prezantuar të martën komisionerët e rinj që do të drejtojnë Europën deri në vitin 2024. Shefja e re e KE, ka zgjedhur një shumicë të madhe femrash në kabinetin e saj, . “Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Leyen.

Josep Borrel, që më parë ka mbajtur rolin e Ministrit të Jashtëm të Spanjës, do të ketë detyrën e përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë. Ndërkohë, Johanes Hahn, që mbante rolin e Komisionerit Evropian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, do të mbetet pjesë e kabinetit të Ursula von der Leyen, duke marrë rolin e Komisionerit për Buxhetin. Ish-kryeministri i Italisë, që ka mbajtur dhe postin e Ministrit të Jashtëm të këtij vendi, është emëruar si Komisioner i politikave ekonomike.

Ndërkohë, për atë që Shqipëria interesohet më shumë, anëtrësimin në BE, rolin e komisionerit të zgjerimit,Von der Leyen ia ka besuar hungarezit László Trócsányi. Ai është anëtar i partisë së kryeministrit Viktor Orban, ndërsa ka mbajtur postin e ministrit të drejtësisë në Hungari nga viti 2014 deri në vitin 2019. Ai është zgjedhur deputet në parlamentin Europian, dhe tani do të jetë Komisioneri për Zgjerim në kabinetin e Ursula von der Leyen.

Në fakt, Viktor Orban futet te liderët europianë konservator, që janë pro politikave shtrënguese kundër emigrantëve të ardhur nga vendet e Azisë dhe Afrikës. Orban gjithashtu njihet si lideri më konservator në Europë për shumë tema, ndërsa merret si shembull nga partitë e tjera konservatore në shtetet e Unionit. Ndërkohë, Komisioneri i ri për Zgjerim, Laszlo Trocsanyi, ka shërbyer edhe si ambasador i Hungarisë në Francë.



Skip to toolbar