“Lufta e citateve”, Rama i përgjigjet Bashës me Presidenten e KE

Prej disa ditësh ka nisur një “luftë citatesh” mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD Basha ku hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit në lidhje me vendimin për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Pas postimit të Bashës ku citonte Merkel, Macron, Rutte e Tuppurainen , Rama ka zgjedhur të kundërpërgjigjet me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, e cila vlerëson arritjet e dy vendeve dhe mbështetjen se duheshin hapur negociatat.

“Ndjej keqardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme, për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i tyre“,  thuhet në citimin e kryeministrit Rama.

Duket se palët politike nuk preferojnë të ulen në tryezën e dialogut për të diskutuar dhe zgjidhur krizën në vend, por preferojnë që deklaratat e tyre t’i mbajnë në nivelin e postimeve të facebook-ut. Beteja e tyre në rrjetet sociale po zhvillohet përmes citateve të disa prej liderëve të Bashkimit Europian që thanë gjatë diskutimeve të Këshillit të Europës.

Von der Leyen shuan shpresat: Më vjen keq për Tiranën e Shkupin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka humbur shpresat se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut se mund të merret një vendim pozitiv, pasi Franca nuk po arrin të ndryshojë mendim në lidhje me çështjen e zgjerimit të BE duke e bllokuar këtë proces. Von der Leyen shprehu keqardhjen që nuk ka sinjale pozitive për dy vendet, pasi ata kanë bërë një punë të madhe dhe vlerësuese për BE dhe se e meritonin të merrni një sinjal pozitiv.

“Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv.” tha Von der Leyen.

Qëndrimin e presidentit Macron, se nuk mund të ketë një proces zgjerimi pa pasur një reformim të brendshëm të BE, duket se nuk arriti ta ndryshojë dot as kancelarja Merkel, e cila pavarësisht punës së madhe për ta bindur se këto dy procese mund të ecin paralelisht, në fund u detyrua të pranojë se “shanset për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk janë të mira.” Ndërsa vetë Macron në konferencë për shtyp që pati me Merkel tha se “vlerëson punën e dy vendeve, por BE ka nevojë për më shumë kohë”.

Kabineti i KE, zgjerimi i BE në ‘dorë’ të ministrit konservator të Orban

Presidentja e re e Komisionit të Europës, Ursula von der Leyen, ka prezantuar të martën komisionerët e rinj që do të drejtojnë Europën deri në vitin 2024. Shefja e re e KE, ka zgjedhur një shumicë të madhe femrash në kabinetin e saj, . “Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Leyen.

Josep Borrel, që më parë ka mbajtur rolin e Ministrit të Jashtëm të Spanjës, do të ketë detyrën e përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë. Ndërkohë, Johanes Hahn, që mbante rolin e Komisionerit Evropian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, do të mbetet pjesë e kabinetit të Ursula von der Leyen, duke marrë rolin e Komisionerit për Buxhetin. Ish-kryeministri i Italisë, që ka mbajtur dhe postin e Ministrit të Jashtëm të këtij vendi, është emëruar si Komisioner i politikave ekonomike.

Ndërkohë, për atë që Shqipëria interesohet më shumë, anëtrësimin në BE, rolin e komisionerit të zgjerimit,Von der Leyen ia ka besuar hungarezit László Trócsányi. Ai është anëtar i partisë së kryeministrit Viktor Orban, ndërsa ka mbajtur postin e ministrit të drejtësisë në Hungari nga viti 2014 deri në vitin 2019. Ai është zgjedhur deputet në parlamentin Europian, dhe tani do të jetë Komisioneri për Zgjerim në kabinetin e Ursula von der Leyen.

Në fakt, Viktor Orban futet te liderët europianë konservator, që janë pro politikave shtrënguese kundër emigrantëve të ardhur nga vendet e Azisë dhe Afrikës. Orban gjithashtu njihet si lideri më konservator në Europë për shumë tema, ndërsa merret si shembull nga partitë e tjera konservatore në shtetet e Unionit. Ndërkohë, Komisioneri i ri për Zgjerim, Laszlo Trocsanyi, ka shërbyer edhe si ambasador i Hungarisë në Francë.

Tetori, Meta lajmëroi dështimin, por Von der Leyen inkurajon Shqipërinë

Një ditë më herët Ilir Meta foli me tone sarkastike për dështimin e pritshëm në tetor, dhe mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Por të premten Presidenti i Shqipërisë që duhet të ishte më shumë pozitiv për vendin e tij sesa Komisioni, ka marrë një përgjigje indirekte se çfarë pritet të ndodhë në tetor. Dhe nuk është ajo që pret Meta.

Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit të Europës, Ursula von der Leyen, në një intervistë për gazetën gjermane ‘Spiegel’, ka konfirmuar dhe njëherë mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut. Në deklaratën për gazetën gjermane, Von der Leyen, është shprehur se BE duhet t`i ofrojë dorën këtyre vendeve, që janë pjesë e të njëjtit kontinent dhe kanë të njëjtën histori.

“Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me këto dy vende sapo Këshilli Europian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. Ne duhet të mbajmë dorën ndaj këtyre vendeve, kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, jemi fqinj dhe nëse mbyllim derën për këtë rajon dëmtojmë veten”, tha Ursula von der Leyen.

Më herët, para se të zgjidhej Presidente e KE, Ursula von der Leyen, shprehu mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë një përgjigje që i kthente deputetëve të Parlamentit Europian. Shqipëria dhe Maqedonia presin dritën jeshile nga BE në tetor për negociatat, pasi Komisioni i Europës dhe Këshilli i Europës u shpreh në qershor se këto dy vende i kanë përmbushur kushtet, për fillimin e negociatave.

Rama: Zgjedhja e Von der Leyen në krye të KE, lajm i mirë për ne

Pas votimit në Parlamentit Europian të Ursula von der Leyen,  si Presidente e Komisionit Europian, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama. Shefi i Qeverisë shqiptare, ka përshëndetur zgjedhjen e Von der Leyen në krye të KE. Rama e cilëson këtë si një lajm të mirë jo vetëm për Europën por edhe për Shqipërinë.

“Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur”, shkruan Rama në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Ursula von der Leyen ka shprehur më herët qëndrimin ‘pro’ zgjerimit të Bashkimit Europian, duke konfirmuar mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE. Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht” , u shpreh Von der Leyen në përgjigjen që i ktheu deputetëve të Parlamentit Europian, pas një kërkese të tyre në lidhje me mendimin e saj për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.

Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur👍

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 16. Juli 2019

KE, në “dorë” të Merkel

Ursula von der Leyen, Ministrja aktuale e Mbrojtes e Gjermanisë, është zgjedhur Presidente e Komisionit Europian, duke pasuar në këtë post Jean-Claude Juncker. Von der Leyen vjen nga radhët e CDU-së së Kancelares gjermane Anglea Merkel, dhe njihet si një prej njerëzve të afërt të shefes së qeverisë gjermane, duke u bërë kështu edhe Presidentja e parë femër e KE.

Ursula von der Leyen siguroi mbështetjen e 383 deputetëve në Parlamentin Europian, nga 374 vota të nevojshme që duheshin për zgjedhjen e saj. Kjo nuk ishte mbështetja që pritej për Ursula von der Leyen, pasi paraardhësi i saj në këtë detyrë, Jean-Claude Juncker, u votua me 420 vota në kohën kur  u zgjodh President i Komisionit të Europës.

Megjithatë, zgjedhja e 60-vjeçares gjermane në krye të KE-së, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Ursula von der Leyen ka shprehur mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, para se ajo të votohej në këtë post. Kështu, ajo konfirmon linjën politike të ndjekur nga KE në drejtim të mbështetjes që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e integrimit.

Pas marrjes së mbështetjes nga deputetët e PE, Ursula von der Leyen ka reaguar duke u shprehur se: “Besimi që më keni dhënë është besim për Europën. E pranoj me përulje këtë detyrë. Puna ime fillon tani, le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive”, është shprehur ndër të tjera shefja e re e Komisionit të Europës.

The results of the vote on the candidate for European Commission president Ursula von der Leyen are in: 383 members are in favour, 327 against and 22 have abstained.

Gepostet von European Parliament am Dienstag, 16. Juli 2019

Von der Leyeni: Do të mbështes hapjen e negociatave për Shqipërinë

Një ditë para votimit të kandidaturës së saj për presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi mbështetjen e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më herët Von der Leyen iu dërgua një letër nga grupi i  Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian ku kërkonin mbështetjen e saj për integrimin e dy vendeve në mënyrë që të shprehni gatishmërinë e tyre për ta mbështetur në votim.

Von der Leyen i ktheu përgjigje letrës duke deklaruar se “ishte e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE. Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht” duke mbështetur kështu politiken e dyerve të hapura për integrimin e vendeve në BE.

Ministrja gjermane kandidate për Presidente të KE

Krerët e Bashkimit Evropian mbështesin Ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, për t`u bërë presidente e re e Komisionit Evropian. Vendimi për të mbështetur kandidaturën e Ursula von der Leyen është marrë nga  liderët e BE pas konsultimeve të gjata në Samitin e Brukselit.

Kancelarja gjermane Anglea Merkel ka abstenuar në lidhje me kandidaturën për të shmangur krizën, pasi Partia Social Demokrate e Gjermanisë ka qëndrime të ndryshme. Megjiahtë, Von der Leyen është një aleate e afërtë e kancelares Mercel, shkruan BBC.

Gjatë takimit është zgjedhur edhe presidenti i ri i Këshillit të Evropës, që do të marrë postin e Donald Tusk. Kreu i ri i KiE do të jetë kryeministri në largim i Belgjikës, Charles Michel. Josep Borrell është përcaktuar si shefi i diplomacisë europiane, i cili zëvendëson Federica Mogherinin.

Udhëheqësit europianë kanë rënë dakord edhe për një tjetër ndryshim. Christine Lagarde, që mban postin e FMN-së, do të jetë presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane. Ndërkohë, nëse Ursula von der Leyen do të miratohet nga Parlamenti Evropian, ajo do të bëhej presidentja e parë femër e Komisionit.

Skip to toolbar