Kaçe drejt largimit nga Partizani, negociohet ndërprerja e kontratës

Më të fundit


Ergys Kaçe drejt largimit nga Partizani.“Panorama Sport” ka mësuar se klubi i kuq dhe mesfushori po negociojnë për një ndërprerje të kontratës me konsensus.

28-vjeçari i cili erdhi me bujë në merkaton e verës, nuk ka mundur dot që të nxirrte në pah të gjithë potencialin dhe aftësitë e tij me “demat e kuq”, teksa në 13 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore ai nuk ka shënuar dhe nuk ka dhuruar asnjë asist.

CV-ja e Ergys Kaçes është e pasur teksa përveç Partizanit ai gjithashtu ka mbajtur veshur fanellën e Arisit, AEL Larisas, Panathinaikosit, PAOK-ut dhe Epanomit.



Skip to toolbar