“Kafazi në gjykatë, të vlerësohet sipas rrezikshmërisë”, Shabani: Seancat live? Nuk ka shkelje të të drejtave kur është publike

Më të fundit


Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, avokati i Popullit Endri Shabani komentoi debatin për kafazin e qelqtë.

Sipas tij, përdorimi i këtij mjeti duhet të bazohet në vlerësimin e rrezikshmërisë së individit.

“Nuk mund të aplikohet apriori si standard. Duhet të vlerësohet rast pas rasti, në varësi të rrezikut që paraqet personi,” u shpreh ai, duke shtuar se në të kaluarën ka pasur edhe raste të rënda sigurie në sallat e gjyqeve.

Gjithashtu ai komentoi edhe çështjen e transmetimit live të seancave.

“Këshilli i Evropës e quan dehumanizuese kafazin me hekura, ndërsa kafazi i xhamit, ka modele të ndryshme., Ajo që ne jemi kundër është që të aplikohet pa diskriminim. Kushtet këtu janë rrezikshmëria e personit që mundet të shkaktojë diçka në sallë, duhet të keni parasysh që këtu janë vrarë gjyqtarë. Pra rekomandimi jonë është që duhet vlerësuar riskut. Nuk mund të aplikohet apriori si standard. Nëse je i njëjti person që akuzohesh për gjobë nuk përbën rrezikshmëri. Por nëse je një person që akuzohet për vepër më të rëndë penale duhet të vlerësohet. Pra duhet të vlerësohet rast pas rasti. Sallat e gjyqeve në Britani, qytetarët mund të vijnë dhe të qëndrojnë, por nuk lejohen kamerat. Dhe duhet të jenë publike nëse bëhet fjalë për një rast të veçantë. Këtu nuk jemi përpara një rasti të të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Unë mendoj që Britania dhe SHBA, nuk janë model i keq për t’u ndjekur. Në këto vende gjyqet nuk transmetohen në media, sepse mund të jenë edhe për faktin se mund të intimidohen dëshmitarët…Në gjykimin tonë nuk jemi përpara shkeljeve të të drejtave të njeriut sa kohë janë publik, por jo mediatik”, tha ai.



Skip to toolbar