Kalimtari përplaset për vdekje në Rrugën e Kombit

AKTUALITET


Një person është përplasur për vdekje nga një makina ndërsa ka qenë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin. Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:45 të së premtes në fshatin Gziq, në Rrugën e Kombit.

Kalimtari, banor i zonës ishte duke kaluar në rrugë në momentin që është përplasur nga një makinë. Goditja ka qenë fatale, pasi ka humbur jetën në vend, ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin. Aksidentet rrugore vijojnë që të marrin jetë njerëzish në mënyrë të frikshme në Shqipëri.

Policia tha zyrtarisht automjeti tip “Kamionçinë”, me drejtues shtetasin E.B., 41vjeç, banues në Fan, Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen. Drejtuesi  i automjetit shtetasi E.B. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.



Skip to toolbar