Studentja hidhet nga pallati, familja: Probleme me provimet

AKTUALITET


Adela Gjoka në vit të fundit të shkollës së lartë, në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë, u vetëhodh nga kati i 11 i një pallati në ndërtim në Rrëshen, ku jetonte me familjen e saj. Babai punonte si roje i objektit dhe ndërtuesi i kishte dhuruar një apartament për shkak të varfërisë, ku jetonte me familjen dhe nuk kishte as kushtet minimale, pasi vendin e punës e kishte kthyer edhe në vendstrehim.

Adela kishte shfaqur probleme 5 ditët e fundit dhe familjarët thonë edhe për shkak të provimeve, e kishin dërguar në spital për kontroll, por gjendja e saj nuk ishte përmirësuar. Babai thotë se prisnin nga momenti në moment të përjetonin dhimbjen e ndarjes nga jeta të të atit, gjyshit të Adelës, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore, por mbrëmë në orën 23:00 ishte kjo e fundit që tronditi familjen e saj. U mbyll në tualet, kishte vendosur një shami në sy dhe u hodh. Familjarët thonë se britmat e saj kanë ngritur në këmbë gjithë lagjen.


Të parët që kanë mbërritur në vendngjarje thonë se e kanë gjetur të gjallë ndërsa për pak minuta ka ndërruar jetë. Adela njihej në qytet si vajzë korrekte, e sjellshme dhe e dashur por me sa duket drama e varfërisë nga njëra, anë, presioni i vështirësisë për tu arsimuar nga ana tjetër e çuan drejt aktit ekstrem. I ati i Adelës thotë se mezi e përballojnë jetesën nga të ardhurat e pakta teksa tregon dhimbjen që i ka shkaktuar ikja e vajzës.




Skip to toolbar