Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda Ened Nakuçi, i cili njihet edhe si prokurori i dy dosjeve “Shullazi” dhe “Balili”
KPK zhvilloi seancën dëgjimore më datë 06.06.2019, ndërsa ditën e premte vendosi konfirmimin e tij si prokuror në Prokurorinë pranë Krimeve të Rënda, i cili është edhe kandidat për SPAK.
Gjatë seancës së tij dëgjimore ka pasur shqetësime në lidhje me justifikimin e pasurisë dhe largimi pa njoftuar nga dosja “Shullazi”.
Vendimi për konfirmimin e tij në detyrë u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari. Më herët kaloi vettingun edhe prokurori Edvin Kondili.