“Kam dëshmuar në Prokurori”, gazetari i plagosur në 21 Janar: Përveç Llupos, dikush qëlloi nga tarraca e Kryeministrisë

Më të fundit


Gazetari Fatos Mahmutaj ka deklaruar se ka dëshmuar në Prokurori lidhur me ngjarjen e 21 Janarit.

Ai ka zbuluar se përveç Agim Llupos, qëlloi nga taraca e kryeministrisë dhe shefi i sigurisë.

“Në të njëjtin moment janë qëlluar pothuajse të gjithë. Intervalet janë pothuajse pak sekonda nga njëri-tjetri. Unë i kam parë dy personat që kanë identifikuar, më vonë i kam identifikuar. Agim Llupo ishte me maskë, plus nuk e njihte njeri. Unë kam parë dy persona, flaka e armëve të të cilëve u bë një lloj mjergulle. U errë dhe flaka e armëve dallohej qartë. Agim Llupo, e kishte të dirigjuar tytën e armës drejt nesh. Ndërkohë, nga taraca e kryeministrisë me kënd sipër, dikush tjetër qëlloi. E kam parë vetë. Më vonë më thanë që ky është shefi i sigurisë, që ka qëlluar me pistoletën e Andrea Prendit. Unë e kam dëshmuar këtë në prokurori”, tha gazetari në “Real Story”.



Skip to toolbar