“Ekspertizën e kam bërë në Belgjikë”, gazetari i qëlluar në 21 Janar: Si më refuzoi mjekësia ligjore shqiptare

Më të fundit


Gazetari Fatos Mahmutaj ka treguar se ekspertizën e ka bërë në Belgjikë. I ftuar në emisionin “Real Story”, ai ka zbuluar hapat se si mjekësia ligjore shqiptare e refuzoi dhe më pas u detyrua të telefononte një nga prokurorët.

“Pamjet kanë ekzistuar, viktimat janë po aty. Një pjesë e të plagosurve u largua jashtë vendit në mënyrë të fshehtë nga frika e persekutimit. Të paktën 45 persona thotë Strasburgu, dëshmitë e këtyre njerëzve, si janë goditur, nga cili kënd erdhi plumbi etj. Kemi kangjellat e kryeministrisë të cilat unë shkova i pash dhe më pas. Edhe pash që prokurorët e Tiranës, grupi i hetimit trajtohej në një formë skandaloze. Kam qene prezent kur një ushtar i thjeshtë i gardës, i thoshte mos u afroni 10 metër nga kangjellat e kryeministrisë sepse kam urdhër t’ju qëlloj. Pra, kam qene prezent vetë kur ka ndodhur kjo. Dy prokurorët e çështjes ikën, nuk kishin çfarë bënin. Imagjino ku kishte arritur puna.


Dëshmia ime nuk marrë asnjëherë. Për ironi të fatit shkova në mjekësinë ligjore, sepse prokuroria më orientojë për të bërë ekspertizën dhe shefja më tha që ti duhet të jesh goditur në shtëpi. E nxora telefonin dhe mora një nga prokurorët i tregova dhe më tha hajde të bësh kallëzimin penal. Shkova në zyrën e tij dhe më tha nuk kam vizore. Nuk kam aparat fotografik dhe ia nxora vetë. Unë e kam bërë në Belgjikë ekspertizën pak kohë më pas, por nuk e di sa vlen”, tha gazetari./abcnews.al




Skip to toolbar