“Kam ikur jashtë shtetit”, shtyhet sërish seanca ndaj Ervin Salianjit

AKTUALITET


Është shtyrë për në datën 12 qershor seanca ndaj Ervin Salianjit. Shkak është bërë mungesa e vetë Salianjit në këtë seancë, për shkak të një vizite jashtë vendit.

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë” për çështjen “Babale”.


Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie.

Por tashmë prej vitesh seanca ndaj Salianjit shtyhet, pasi herë thotë se është sëmurë, herë tjerët sëmuret avokati, herë tjetër thotë se nuk është në Shqipëri e kështu me radhë.

Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.




Skip to toolbar