Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kamzës ku një 18-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e bashkëshorti të saj. Ngjarja ka ndodhur në banesë, pas një sherri mes 17-vjeçares, Gj.Metallari dhe kunatit të saj Arjan Metallari.
Policia e Tiranës tha se shërbimet e policisë të Komisariatit nr.5, proceduan penalisht në gjëndje të lirë 18 vjeçaren, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës kunatin e vet 40-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.