Nuk respektuan rregulloren, arrestohen 6 policë të burgut të Peqinit

AKTUALITET


Mbanin celularë dhe lekë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë, arrestohen gjashtë policë të burgut të Peqinit. Sipas të dhënave zyrtare, ky veprim bie në kundështim me rregulloren për shoqërimin e personave të paraburogsur.

Burimet zyrtare të policisë bënë me dije se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, arrestuan në flagrancë tre punonjës në burgun e Peqinit, efektivë të angazhuar për sigurinë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve për në gjykatë. Arrestimi i tyre u bë për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.


“Në pranga ranë F.K, J.C, L.C, A.T, B.K, Y.P, të gjithë me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin, tha policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale nga ana e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, rezultoi se punonjësit e burgut anë konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.




Skip to toolbar