Kanabisi, policia shkund Lazaratin, 4 në pranga

AKTUALITET


Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë një operacion të gjërë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në fshatin Lazarat me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Si rrjedhojë u vunë në prangat e policisë 4 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, kryesisht për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

U arrestua Tahir Brahimi, i dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Pare Tiranë dhe Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj për të cilët Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.



Skip to toolbar