Darka me Mogherinin, Vuçiç humor me Thaçin: I pëlqen të puthet me ty

AKTUALITET


Liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë mbrëmjen e martës në darkën e lamtumirës me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku ka munguar vetëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ndodhej në një vizitë zyrtare në Greqi.

Në një video të publikuar nga mediat kosovare shihet se darka ka shkuar mes humorit dhe batutave. Liderët shihen që takojnë njëri-tjetrin duke u përshëndetur me shtrëngime duarsh.


Por ajo që bie në sy është takimi mes Mogherinit dhe Thaçit për të cilin bën batuta edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai i thotë në serbisht Thaçit: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë.

Por Vuçiç vazhdon me batutat: “Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por di shumë mirë”.

Pas kësaj deklarate të Vuçiç, Thaçi dëgjohet tek qesh. Ky takim mes përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme u cilësua si i fundit për shkak të përfundimit të mandatit të saj më 1 dhjetor.

Gjatë takimit u shpreh keqardhje për vendimin e Këshillit Evropian, për të mos hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Palët ranë dakord që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një objektiv kryesor strategjik, në interes të përbashkët të BE-së dhe rajonit.

Puthja në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shfaqur xheloz në Presidentin Thaçi teksa ka thënë në Bruksel se Federica Mogherini ka qejf më së shumti që të puthet me të.

Gepostet von Interaktiv – KTV am Dienstag, 29. Oktober 2019



Skip to toolbar