Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga seanca plenare të deputetëve Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli, pasi krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.
Mes tymueseve PS miratoi dje (14 dhjetor) rregulloren e re e cila përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend.
Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën, ndërsa thyen xhamin e derës kryesore të Kuvendit.