Kaos në ZRPP e Vlorës, shkarkohen për shkelje kryetari dhe nënkryetari

AKTUALITET


Një situatë kaotike ka ndodhur gjatë të hënës në kadastrën e Vlorës për shkak të shkarkimit të krerëve të këtij institucioni për shkelje ligjore, ndërkohë që njëri prej tyre ka refuzuar të lërë zyrën.

Nga detyra është shkarkuar drejtori i institucionit, Florian Alimadhi,  i cili mori postin e kreut të kadastrës në maj të këtij viti.  Është shkarkuar gjithashtu dhe nëndrejtori Klodian Troci, i cili ka refuzuar të lërë zyrën.

Në postin e kryetarit të ZRPP-së së Vlorës, është emëruar Alteo Nazëraj.

Ky i fundit ka punuar si specialist në hipotekë prej 10 vitesh, ndërsa me profesion është jurist.

Ndërsa në postin e nëndrejtorit është emëruar Krenar Xhemali.

Shkarkimet kanë ardhur si pasojë e mos zbatimit të një vendimi gjykate për një pronë.



Skip to toolbar