Kapen 27 klandestinë nga Iraku në Fier, arrestohet shoferi i furgonit

AKTUALITET


Policia e Fierit ka kapur 27 shtetas nga Iraku të cilët kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Në pranga është vënë drejtuesi i automjetit, S.P., 54 vjeç, banues në Sarandë që po transportonte shtetasit e huaj.


Zbulimi i klandestinëve është bërë në kuadër të operacionit rajonal “Joint Action Days” për luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore në Ballkan, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët kanë intensifikuar kontrollet në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë. Si rezultat i këtyre kontrolleve të ushtruara, janë kapur 27 shtetas irakian që kishin destinacion final vendet e BE-së.




Skip to toolbar